Dy refuzime dhe një padi për të 'pabindurit' e Patozit

Dy refuzime dhe një padi për të 'pabindurit' e Patozit

Salvador Kaçaj dhe Bledar Sinella

Kandidatit të Bindjes Demokratike Salvador Kaçaj, i cili paraqiti dy ditë më parë kërkesën për t'u tërhequr nga gara për Bashkinë e Lezhës vetëm pak pas regjistrimit të tij në KQZ, i është refuzuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kërkesa për tërheqje nga kandidatura.

Kërkesa e Kaçajt është refuzuar me katër vota kundër ndërsa vetëm kryetari i KQZ Klement Zguri votoi kundër. Seanca në KQZ është shoqëruar për debate pasi anëtarët thonë se një kandidat nuk mund tërhiqet në momentin e fundit,

Ndërkohë që për kandidatin e Bindjes Demokratike për Kavajën, Bledar Sinella jo vetëm që i është refuzuar kërkesa nga KQZ, por çështja e tij i është refuruar Prokurorisë së Kavajës.

Sinella u tërhoq nga kandidatura me pretendimin  se nuk ka nënshkruar për këtë regjistrim. 

Pas tërheqjes së tyre nga gara vetë kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kandidatëve të tërhequr nga gara i është bërë presion.

Vendimet e KQZ

Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.

Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xeno: 23/05/2019 00:59

    Ehh cpo I bon Rama kundershtare ve politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast