Dy shqiptarë qëllohen me armë zjarri në Greqi, dërgohen në spital! Dyshohet për larje hesapesh, njollat e gjakut ende në lokal (VIDEO)

Dy shqiptarë qëllohen me armë zjarri në Greqi, dërgohen në spital! Dyshohet për larje hesapesh, njollat e gjakut ende në lokal (VIDEO)

Foto nga vendngjarja

Dy shqiptarë janë qëlluar me armë zjarri në Greqi ndërsa pamjet e publikuara janë të rënda. Sherri ka ndodhur në një furrë buke në Coula të Athinës. Dy shqiptarët e plagosur ndodhen në spital ndërsa nga të shtënat u lëndua edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave greke, dy personat raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin gjithashtu shqiptarë.  Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka ka një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.


Njollat e gjakut në lokal

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorrën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”. Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund