Dy stola bosh, fjalime emocionuese dhe këngë pikëllyese. Lakers nderon në 'Staples Center' Kobe Bryant (VIDEO)

Të premten në darkë, në Los Angelos, ekipi i Lakers zhvilloi ndeshjen e parë që prej ndarjes tragjike nga jeta të legjendës së këtij ekipi Kobe Bryant. Padyshim që rezultati mbeti në plan të dytë, pasi e gjithë vemendja ishte në organizmin e mesazheve të veçanta në nder të 41-vjeçarit Bryant, i cili si sot një javë më parë humbi jetën së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë pas një aksidenti me helikopter.

Në shenjë nderimi, në Staples Center, të gjithë tifozët mbanin veshur fanellën e Kobe Bryant, ndërsa në tribunë dy stola ishin lënë bosh për legjendën e basketbollit dhe vajzën e tij. Ndërkohë edhe basketbollistët që ishin në parket mbanin bluze me inicialet e Bryant.

Një fjalim mjaft emocionues mbajti para ndeshjes Lebron James, një tjetër basketbollist ikonë që vetëm pak ditë më parë theu rekordin e Bryant si shënuesi më i mirë në NBA për Los Angelos Lakers. Lebron fillimisht foli për familjarët e të gjithë personave që humbën jetën, ndërsa më pas padiskutim disa fjalë edhe për Kobe Bryant:

“Gjëja e parë që më bie në mend është familja dhe përderisa shikoj këtë arenë, ne jemi të gjithë të pikëlluar, të lënduar dhe zemërthyer. Kur kalojmë gjëra të tilla si kjo, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbështeteni te familjet tuaja… Sonte ne ndërojmë jetën e një personi që erdhi këtu në moshën 18-vjeçare, e që u tërhoq në moshën 38-vjeçare  dhe që u bë shembull i një babai të shkëlqyeshëm sidomos në tre viteve të fundit.” 

Në pushimin mes pjesëve artistët e njohur Ëiz Khalifa dhe Charlie Puth kënduan këngën prekëse ‘see you again’. 

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    COVID-19/ A keni arritur të bëni aplikimin për të marrë leje për dalje nga shtëpia?

Komento