Dy vjet nga masakra në ish-bllok/ Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, akuzohet për plagosje në kapërcim të vetëmbrojtjes

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Merviol Bilon, kur kanë kaluar 2 vjet nga masakra e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Kjo akuzë nuk ka një marzh dënimi deri në 7 vite. Sipas prokurorisë tashmë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj,  Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi janë nën akuzë për moskallëzim krimi.

Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës. Bilo, është kushëriri i parë i këngëtares Elvana Gjata, dhe se ditën e ngjarjes Bilo, ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të Elvanës, Ervin Mata. 

Ndaj Bilos më herët ishin ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj në u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Biznesmeni, Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”.

Kurse Ervin Mata u vetëdorëzua rreth një vit më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe nga Apeli. Prokurorët e dosjes ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar burg për 32-vjeçarin, por Gjykata Apelit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Sipas Prokurorisë Bilo, truprojë i Ervin Matës, nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Billos kanë qenë të ndikuara nga Mata. 

Personi që futi në konflikt Matën dhe Ervis Martinajn sipas dyshimeve të prokurorisë besohet se është Eldi Dizdari bashkëshorti i ish-miss Shqipëria Suada Sherifi. Eldi Dizdari dhe Ervin Mata besohet se janë strumbullarët e këtij konflikti që solli dhe përdorimin e armëve, ku Dizdari dhe Mata fillimisht janë zënë në trotuarin, para lokal “Monopol”, dhe motiv besohet se është një borxh financiar i pashlyer nga Mata.

VIDEO nga vendi i ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 21/12/2020 17:27

    Ky Marvioli duhet lene i lire qe te mbaroje pune dhe me pjesen tjeter qe la pergjysem ate nate, se mire i ben shoqerise.

    Përgjigju
  • Jul: 21/12/2020 15:54

    O shtet muti.po mir policin qe vrau tjetrin e shitet po meviolin pse doni me e denuar kir dihet qe ervis martinaj esht vrases.tani ca me bo me prit me i vra ervisi apo me ju kunderpergjigj.pale akiza tjeter mbajtje pa leje e armeve luftarake pu pu pu arma e shtetit quhet armbajtje pa leje.o shtet fismidhje o shtet legen qe smbroni punonjesin tuaj qe ju kunderpergjigj nje vrasesi qe njihet boterisht kush esht

    Përgjigju
  • Vlora: 21/12/2020 15:34

    Ky billo te ishte ministri brendeshem do kishte shpetuar shqiperia..po cti besh politikaneve zagar qe kemi ..

    Përgjigju
  • Qamil Stefani: 21/12/2020 13:21

    Duket zhvillim pozitiv. Shteti ta mbroje nga ndonje hakmarrje e mundshme duke i shtrydhur koqet atyre qe mund ta rrezikojne. As mos tu shkoje ndermend fare ti afrohen.

    Përgjigju
  • Njoni: 21/12/2020 12:13

    Ca faj ka ky bilo ato te tre killers Skan pse e denojn fare,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë