Dy votat e PD për Ruçin, Topi:
Taktikë e Berishës kundër Bashës

Dy votat e PD për Ruçin, Topi:<br />Taktikë e Berishës kundër Bashës
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv komentoi situatën politike në vend, por edhe në hapësirën shqiptare si në Kosovë, pas formimit të qeverisë "Haradinaj". 

Duke u ndalur konkretisht te aktualiteti politik shqiptar, Topi iu referua dy votave të PD të cilat shkuan për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Sipas ish-kreut të shtetit, kjo ka qenë një taktikë e ndërmarrë nga ish-krytari i PD, Sali Berisha për të dëmtuar kryetarin de jure të PD, Lulzim Basha. "Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të çdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha", tha ai. Topi theksoi se nisur nga zhvillimet e brendshme në PD, Lulzim Basha është pa të ardhme në politikë. "Lulzim Basha, pa dashur të bëj horoskopin e tij, për mua është pa të ardhme, është interpret dhe jo një njëri që gëson tiparet e një lideri, është interpret, aktor jo i mirë, jo cilësor"
 
Z.Topi, si i gjykoni dy votat e PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit?
Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të ccdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha. 

Pse duhej ta bënin këtë?
Për të krijuar një dominant tejtër pëer shkak të problemeve të brendshme të PD. Dhe tjetra, për ta vendosur liderin de jure në një vështirësi ekstreme për t'i thënë që, ti je në vështirësi të përfaqësimit të një subjekti që të tradhton që ditën e parë. Këto janë hipoteza, janë taktike. 

Z.Topi, si e cilësoni vizitën e kryeministrit Haradinaj në Tiranë dhe hapat për heqjen e doganave mes dy vendeve?
Kjo është në vijim të një marëdhënie specialie që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shpesh herë në vocabularin patriotik, i kalon të gjitha ato barriear që realisht ekzisotjnë në terren. Këto biseda si nga kryeministrat ashtu dhe presidentet, janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Këto terma që janë përdorur dje, i kam përdorur edhe në unë në vizitën time të parë në Kosovë si President në takimin me Sejdiun. Por, gjërat nuk kanë ecur në mënyrën e duhur. 

Pse s'kanë ecur sipas jush? Ka faktor ndërkombëtar që s'e do këtë bashkëpunim?
Absolutisht jo. Askush nga faktori ndërkombëtar nuk pengon bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Është një problem filogjenetik. Secila linjë politike kërkon të ketë protagonizëm dhe kjo i le shumë gjëra të parealizuara. Askush s'ka penguar të eliminohen disa barriera doganore. Sot, pas 10 vitesh, Shqipëria është në minorancë sa i takon raportit të volumit tregtar të Kosovës me Serbinë. Gjithmonë kam kërkuar që nga deklaratat politike të kalohet në veprime konkrete. Nuk janë zgjidhje vetëm mbledhjet e qeverive, i jepet shumë rëndësi pjesës formale sesa asaj substanciale. Përderisa ne kemi probleme për shkëmbimet tregtare, prodhimet bujqësore, do të thotë se efikasiteti i këtyre marrëdhënieve është ende shumë i dobët. Ka më shumë propagandë. S'e kemi luksin ne sio Shqipëri apo Kosovë, që në shumë vende të përfaqësohemi në mënyrë të veçantë. Është thënëe se duhet të kemi zyra konsullore të përbashkëta, por kjo duhet të bëhet realitet. Këto janë terma diskutimi prej vitesh dhe kur vjen puna për të realizuar, mbesin të vakëta. 

Intervista e plotë

Pas 25 qershorit ju jeni ndjekës  i politikës, cili është komenti juaj për qeverinë Rama 2?
I dënuar rëndë për të ndjekur politikën shqiptare.Parlamenti sot ka një fizionomi që nuk ndryshon prej vitesh, në kualitet kam bindje se paralamenti ka pësuar rënie.Megjithatë duhet të presim të shohim kualitetin e debatit.

Një personazh si Ruci a po e drejton më mirë Kuvendin se Meta?

Duhet kuptuar pozicioni i Metës dhe Rucit. Ruci është një njeri me eksperiencë e njeh mirë skenën politike, rregulloren është shumë skolastik sa i përket drejtimit të Kuvendit. Drejtimi Kuvendit, roli i drejtuesit nuk është thjesht një moderator për të dhënë apo hequr fjalën, ai ka një eksperiencë të gjatë. Pozicioni i tij mund të jetë i diktuar. Ruçi të mos indtimidohet nga debatet politik, ai që ka qënë drejtues Kuvendi asnjëhereë nuk ka qënë i mirë me të gjithë. I sugjeroj Ruçit,që kryetari i parlamentit ka rol të rëndësishëm në komunikim, edhe në aktivizimin e komisoneve,jo thjesht duke parë a u mblodhën por të japë ide të qartë. Vërtet krytari kuvendit zgjidhet ng Kryeministri por në konfiguracion e shtetit kryetari I kuvendit është ai që monitoron detyrën e qeverisë. Në Shqipëri vitet e fundit kryeministri është mbi parlamentin dhe gjërat nuk po shkojnë në rrjedhën e duhur.

Edhe Ruçi do të jetë nën presionin e Ramës?
Po, zgjedhja e Ruçit është një lloj benefiti,kur Ruci është në fundin e karrierës së tij.  I ka dhënë një benefit për të vlerësuar një karrierë të gjatë me kontribute brenda në PS.

Vota e PD për Rucin sollën furtunë ,si e interpretuat duke e lidhur me të kaluarën e tij të 2 prillit?
Po bëj interpretim ndryshe, ishte votë e fshehtë mund të ishte votë taktike kryesore e PD.
Basha është prodhim, interpret i Berishës por arsyetimi im është se ai e njeh shumë mirë.Berisha në 27 viet qëndron në këmbë ndërsa kanë ikur 5 presidnetë në SHBA, por për fatin e keqe ai po  merr peng jo vetëm partinë por edhe aspiratat e opozitës e cila vijon të jetë e dobët.Nëse duam të gjejmë fajtorin për 25 qershorin, padashur të nominoj njerëz  vlen të them se se për herë të parë nuk u reformua kodi zgjedor teksa Basha mori përsipër të garantojë zgedhjet.Ekipi I Bashës duhej të mendonte nëse do të fitonte, ishte një lloj taktike, u them politikanëve naiv mos u tregoni naiv nuk është lista Basha, nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje Rama Basha, ka një marrëveshje e 2008 Rama Berisha  ajo vijon të jetë në fuqi.
Nuk është probemi fiton PD PS dëmtohet demokracia e partive, krerët e partisë janë bërë faraonë, cdo gjë e ka në dorë kryetari.

Disa nga figurat  e PD u përjashtuan kjo ka ardhur  me vullnetin e plotë të Berishës apo të Bashës?
Të Berishës, Basha është i pafuqishëm

Ajo që them për dy tre figura të cilët janë të pezmatuar ata harruan që në këtë mënyrë janë sjellë si inkuizitorë, nuk jam zë i vetëm por edhe të tjerë që kanë parë që pushteti ka lindur si pasojë e servilizmit ndaj ish kryetarit të Partisë.
 
Ju e keni thënë shpesh këtë problem të PD me individin Berisha,ju ka marrë ndonjë nga të përjashtuarit për t’ju thënë se kishit të drejtë me Berishën. Askush prej tyre nuk sulmuan Berishën?

Janë  dy gjëra, ata nuk e kanë humbur shpresën për një lloj afrimi me PD që sipas meje janë në një halucinacion. E Dyta ndonjë individ e di shumëmirë që në raport me Berishën  dhe duke i ditur gjëra njëri tjetrit tentojnë të flenë në llogoren e vetë dhe të godasin dobësitë e veta.

Basha është naiv?
Basha është pa të ardhme sepse i është diktuar të luaj një lojë, ai është interperet, nuk përkufizon tiparet e një lideri. Është një actor jo i mirë.

Ku do të shkojë kjo e djathtë?
Kjo e djathtë do të mbyll trajektoren e vete me një nga përfaqësuesit autentik të komunizmit. Në këtë situatë të majtët do të bëjnë qejf për shumë kohë.Problemi është se kur themi rotacioni i elitave nuk duhet bërë nën kontrollin e  atyre që janë kalcifikuar. Sot problemi është te pushteti i pakufijshëm i Ramës,ai ndihet fitimtar në numra, dominon qeverinë, institucionet.
Unë nuk mbaja mend  në 27 vite demokraci një mazhorancë kaq të fortë.

Si e patë aktin për ndërprer jen e sinjalit të transmetimit  në kuvend?
Veproi shumë shpejt, nuk mund që drejtori i RTSh të bëj një lëvizje pa e ditur kryeministri.Vetë parlamenti duhet të ketë Televizionin e tij sikurse Italia, dhe televizonet e tjera clirohen nga detyrimi për të transmetuar seancat.

Ju e quani Ramën me pushtet të pakufizuar kush e ndalon?
Rrezik është për vetë Ramën sepse në vend nuk ka edhe opozitë.Synohet skema bipolare për të përjashtuar të gjithë të tjerët. Kjo kënaq Berishën sespe do të ketë një opozitë të përjetshme.

Reforma në drejtësi do të turbullojë politikën?
Të gjithë kanë bërë cështë e mundur të fitojnë kohë me Ref. në drejtësi.Ka ende infiltrime politike po do të jetë më mirë se cka qënë.

Si ju duket kabineti i reduktuar, me ministra të rinj dhe të vjetër, si e komentoni strukturën?
Rama ka marrë mandate për ta bërë qeverinë sic do. E në fund pas 4 vitesh do të gjendet gjithmonë rasti për tia hedhur fajin dikujt tjetër.

Në një gjykim të shpejtë cila është gjëja me e mirë dhe më keqja që bëri Rama?
Gjëja më e mire ishte tendeca për të formalizuar veprimtarinë e shtetit, në kohën e Berishës kishte informalitet.Gjëja më e keqe sot është kanabisi.

Pse fitoi Rama performoi mirë,apo opozita ishte e dobët?
Cështja e sistemit është inkorrekt, dy forcat kryesore e kanë bërë për vete.E dyta kontrolli i votës, doli edhe raporti i OSBE që e nënvizoi. Nuk merren parasysh rekomandimet, raporti del kur cdo gjë ka mbaruar. Lind pyeja a do të zhvillojë vendi ndonjëherë zgjedhje normale?

Keni një projekt tuajin si një politikan i djathtë?
Ajo  që më dhemb sot është mungesa opozitës. Unë kam patur karrierë por në politikë duhet të jesh misionerë.

A keni një projekt për të djathtën, a duhe bashkuar faktorët?
Nuk mendoj se duhet larguar duhet të ketë një motivim për të ndërtuar dicka mirë teksa po ndërtohet dicka keq. Ka shumë problem ndërsa janë të dëshpëruar. Ky vend ka nevojë për një opoiztë, opozitë nuk bëhet vetëm me deklarata, burrëria karakteri bëhet me gjeste. Duhet bërë mea kulpa duhet pranuar se kemi gabuar dhe jo duke menduar se duke ardhur tejtri po të ikën vendi ty, duhet të hapësh lojë.

Nëse ju vjen ftesë nga Basha do ta pranonit?
Unë I përkas një subjekti tjetër, nëse do  të diskutohej për cështjen e të djathtës në cdo rast do të jap kontributin tim. E djathta është në agoni, cka është e rëndë për të dyja palët , e majta nuk mund të shkojë në një pushte të plotë pasi ezuarohet demokracia, është vetëm një hap larg rrëshqitjes nga diktatura, Rama duhet të thërrasë arsyes njeriu kur është i fuqishëm duhet të kuptojë se aty qëndrojnë edhe limitet për të kaluar në diktaturë.
 
Gjatë intervistës në emisionin ’45 Minuta’  të gazetarit Minga, ish presidenti foli edhe për raportin me Kosovën dhe a është e mundur një bashkim mes dy shteteve. Topi u shpreh bashkimi mes dy vendeve është Brukseli, pasi kufijtë janë virtual. Ai vlerësoi se anëtarësimi për të dyja vendet është ende larg.
 
Si e shihni qeverinë  Haradinaj, të ngjan me qeveritë shqiptare, me atë pjesë  të tepsisë ku secila pjesë ka ministritë e veta.A rrezikon të dështojë ky sistem?
Nuk ma bën zemra të jem skeptik. Por sigurisht fakti që vereia u ndërtua e parcelizuar dhe në një kohë të shkurtër tregon se edhe ndarjet janë të mëdha, problemi më i madh për Kosoëven ështe se duhet të ketë një faktor politik të unifikuar. Kosova ka problem me anëtarëisimin në organizata të rëndësishme nuk njihet nga 5 shtete të BE.

Ka qënë një deklaratë e Erdogan për Kosovën , duke e krahasuar me kurdët dhe tha se edhe Kosova nuk është shtet, ju mendoni se pas disa dekadash zgjidhja e vetme është bashkimi mes dy vendeve Shqipëri Kosovë?
Të gjithë shqiptarët e duan, por problem është në cmënyrë, topi tahmë ka kaluar në pjesën e shqiptarëve. Kur jam takuar me Kissinger, ekspertin e diplomacisë ai shtroi pyetjen cthonë shqiptarët nuk tha cthotë Shqipëria. Sa janë shqiptarët dhe a e kanë menduar ndonjëherë shqiptarët bashkimin dhe në c'mënyrë. Unë fola në rolin e presidentit se bashkimin e kanë në dorë shqiptarët dhe se është një proces I gjatë dhe kufijtë janë virtual, Shqiperia Kosova do të bashkohen me simbolikën e Brukselit, do të jenë pjesë e Bruskelit e NATOS. Sot e kanë në dorë shqiptarët të unifikojnë gjuhën letrare,akademikët janë dobët në këtë pjesë, të unifikohet arsimimi, kultura cështje të politikava fiskale, pra të mos ketë barriera artificial.
Ne nuk kemi qënë asnjëherë jashtë axhendës amerikane. Bindja ime është që kjo rrugë që ka nisur që është nën vëzhgimin e SHBA është në dorën tonë nëse rrisim standartet por jemi larg standarteve  për tu futur në BE. Nëse punojmë fort nuk ka rëndësi është Kosova apo Shqipëria.
 


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë