Tre vatra zjarri në Krujë, flakët depërtojnë në burg, zjarrfikësja ndihmohet nga banorët (VIDEO)

KRUJË- Tre vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në rrethin e Krujës, duke përfshirë edhe burgun.

Një sipërfaqe me shkurre e ferra brenda dhe jashtë territorit të burgut të Krujës është përfshirë nga flakët.

Zjarri bëhet me dije se i është vënë një sipërfaqeje të mbuluar me shkurre e ferra, jashtë territorit të burgut, por flakët kanë depërtuar edhe brenda territorit të burgut duke vënë në alarm të gjithë institucionin e burgut, pasi zjarri po i afrohej godinave dhe mjeteve të burgut..

Në vend ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës, e cila po bën lokalizimin dhe shuarjen e flakëve duke evituar rrezikun brenda territorit të burgut.

Një sipërfaqe me shkurre e ferra brenda dhe jashtë territorit te burgut te Krujës është përfshirë nga flakët.

Zjarri bëhet me dije se i është vënë një sipërfaqe të mbuluar me shkurre e ferra jashtë territorit të burgut, por flakët kanë depërtuar edhe brenda territorit të tij, duke vënë në alarm të gjithë institucionin.

Gjithashtu janë shënuar dhe dy vatra të tjera, njëri është në fshatin Mukje të njësisë Ishëm ku janë djegur 3 hektar pyje e shkurre.

Zjarri është në afërsi të një zone të banuar ku dhe ka rrezik edhe për banesat.

Për shkak të terrenit të keq zjarrfikësja e Niklës po ndërhyn me pompa krahu dhe po ndihmohet nga banorët me mjete rrethanore.

Ndërsa zjarri tjetër vijon në fshatin Borizanë në vendin e quajtur kodra e Lekëve, ku një sipërfaqe e mbuluar me dushk e shkurre ka marrë flakë.

Deri tani tek kodra e Lekëve janë djegur mbi 7 hektarë dushk e shkurre dhe zjarri vijon të përhapet me shpejtësi.

 Zjarrfikësja e Krujës  ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të lokalizoje flakët, gjë e cila është mjaft e vështirë.

VIDEO/ Vatra e zjarrit afer burgut

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës