Dyfishohen shërbimet konsullore për 2019-ën, Cakaj: 442 mijë shërbime për 7 muaj

Dyfishohen shërbimet konsullore për 2019-ën, Cakaj: 442 mijë shërbime për 7 muaj

Për 2019-ën shërbimet konsullore janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë kryer 246186 shërbime konsullore, kurse në vitin 2018 ka patur 442054. Shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 ka kryer 51 635 dhe 89 691 janë kryer këtë vit.   

“Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, çertifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash!” shprehet Cakaj në postimin e tij. 

Ministri Cakaj ka thksuar se ka ende shumë punë për të bërë për tu shërbyer denjeësisht qytetarëve shqiptarë nëpër botë.  Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, kanë vijuar punën me kapacitet të plotë përgjatë sezonit veror duke qenë në shërbim të qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich