Dyndje e madhe pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, më shumë se 10 mijë qytetarë kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit

KUKËS- Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime.

Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufiri edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

Fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka pasur dhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinës është numri i lartë i qytetarëve serb të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb, që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 17/07/2021 15:17

    Rrnoft Birisha u hapu syte shqiptarve dhe kalli amerikanwt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea