'Të ziun ç'e gjeti, la nusen me një vajzë'/ Krimet e Rënda marrin në dorë zbardhjen e ekzekutimit të 38-vjeçarit në Vlorë

VLORË- Krimet e Rënda kanë marrë në dorë zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit, Kreshnik Dashit ditën e djeshme në lagjen Kushtrim të Vlorës, pasi ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e një konflikti me motive familjare, duke ngritur hije dyshimi për një krim që mund të ketë ardhur pikërisht për motive familjare. Kështu dosja e kësaj vrasje i ka kaluar për hetim Krimeve të Rënda , që kanë edhe kompetencat përkatëse. Po kështu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e ndonjë konflikti banal. Megjithatë viktima nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Familja e viktimës ka hapur dyert e mortit në fshatin Lubonjë nga ku ishte edhe vendlindja e 38-vjeçarit, ndërsa banesa e tij, ku jetonte me gruan dhe vajzën 7 vjeçare qëndron e mbyllur, vetëm pak metra nga vendi ku ai u ekzekutua. Ndërkohë banorët e zonës tregojnë se viktima ishte njeri i qetë dhe nuk sillte telashe. 

"Të ziun atë çfarë e gjeti. E la me një çupë nusen. Tek hasmi nuk e ashtu dot. Jo ai që ishte njeri i qetë, njeri i mirë".

"Nuk kemi çfarë të themi më. Na ka helmuar si me qenë fëmijët tanë. Asnjë gjë nuk i dimë asnjë problem. Njeri i qetë. Ne jemi si lagje të qetë", thanë dy fqinje të 38-vjeçarit.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet rreth orës 06:05 të mëngjesit ditën e djeshme nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar më pas policinë e shtetit.  Viktima, Kreshnik Dashi,  fillimisht u raportua se kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak por pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se 38-vjeçari ishte qëlluar me armë. Dashi kishte shenja dhune në kokë dhe plagë me armë zjarri në shpatull. Ai po kthehej nga puna rreh orës 00:00 të natës për në shtëpi dhe është vrarë vetëm pak metra larg banesës në një kohë edhe kur nuk kishte energji elektrike.

Kreshnik Dashi kishte lindur në fshatin Lubonjë të Vlorës ndërsa ishte zhvendosur në këtë lagje rreh 10-12 vite më parë. 38-vjeçari  punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe ishte baba i një fëmijë 7 vjeç.
 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vl-vl-vlora: 14/11/2019 11:26

    Vlora-vlora, vlora-vlora. Bjeri më të lumte dora. Balo(qeni) te hëngërt tënja, e paske teligën brnda!!!

    Përgjigju
  • Bestrove: 14/11/2019 09:28

    Të hurit e të litarite vlonjatete. Turistete të kene kujdese!

    Përgjigju
    • Vlonjati: 14/11/2019 10:26

      Pa tjetër dhe motra jote e jotem kujdes nga Vlora se do ju hy huri vlonjatve.

    • shperthyesi_gopist: 14/11/2019 10:12

      ca thua vedhaaaa, Vlonjatet jane te lexuar dhe kultuaruar, nuk rrine ne kafe por ne librari duke lexuar libra, nuk shikojne shtrember por vetem buzqeshin, nuk jane nevrik perkundrazi shume te bute, te hapin krahun, shikojne punen e tyre dhe punojne nga mengjesi ne darke...nuk dine te shajne perkundrazi gojemebel, armen e kane zet e rrine larg, jane paqedashes...

    • Vlonjati: 14/11/2019 10:05

      Ik more zagare se doli nje vlonjat kokdhjeme qe dhunoi spanjollete?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë