Gjendet i vdekur në kanal 55-vjeçari në Maliq, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht

Gjendet i vdekur në kanal 55-vjeçari në Maliq, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht

Foto ilustruese

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal mesditën e sotme në fshatin Kreshpanj, Maliq.

Policia njofton se 55-vjeçari, i identifikuar si Petro Feratllari, banues në këtë fshat nuk ka shenja dhune në trup. Nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran