E akuzoi si dhunues në Tik Tok, taksisti shqiptar padit modelen greke: Kam punuar ndershëm për të rritur fëmijët e mi, kjo po më përbalt

E akuzoi si dhunues në Tik Tok, taksisti shqiptar padit modelen greke: Kam punuar ndershëm për të rritur fëmijët e mi, kjo po më përbalt

Foto ilustruese

Një taksist shqiptar ka paditur një modele në Greqi, pasi ka publikuar disa video në Tik Tok dhe Instagram, duke e akuzuar për fyerje dhe ngacmim seksual.

Shqiptari, që jeton prej 25 vitesh në Greqi, është i martuar dhe babai i dy fëmijë. Siç tha ai për mediat nuk është një përdorues i rrjeteve sociale, por lajmin e mori nga  një i afërm. Pasi u informua mbi veprimet e modeles së re, ai vendosi të merrte masa ligjore ndaj saj.

“Unë vij nga Shqipëria, jam 58 vjeç dhe që nga viti 1997 jetoj dhe punoj në Greqi. Jam i martuar dhe kam dy femije, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç. Djali im i parë punon si parukier dhe djali im i dytë si kuzhinier në Norvegji. Unë punoj pa pushim që kur kam ardhur në Greqi, ku edhe ka bërë punë të ndryshme krahu. 5 vitet e fundit punoj si taksist.

Për 25 vite radhazi, pra sa kam qenë në Greqi, nuk jam përfshirë në konflikte as unë dhe as familja ime. Unë kam qenë gjithmonë një qytetar shembullor dhe i ndershëm, gjithçka që më interesonte ishte t'i jepja familjes sime një të ardhme më të mirë dhe kushte të mira jetese.

Gjatë gjithë këtyre viteve, si në industrinë e ndërtimit që kam punuar, ashtu edhe si shofer taksie, ku punoj sot, kam punuar dhe punoj me përkushtim dhe ndërgjegje, dhe e gjithë kjo sepse si njeri dhe si familjar kam respekt për paratë që më jep dikush. Në fund të fundit, deri më sot askush nuk më ka akuzuar, por disa, për arsye publiciteti, kanë dashur të njollosin nderin dhe reputacionin e një personi, krejtësisht pa të drejtë, plotësisht të paprovokuar dhe e gjithë kjo, për fat të keq, ndikon jo vetëm tek unë por edhe “familja ime”, thotë ai.

Modelja e njohur e cila zgjodhi të bënte një denoncim përmes Tik Tok për taksistin shqiptar është mjaft e njohur, pasi ka marrë pjesë edhe në një ‘reality show” me modele.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet