Pronar i një kompanie me skafe? Ministri i Brendshëm: Akuza e Berishës nuk është e vërtetë, po përdor politikisht tragjedinë në Himarë

Pronar i një kompanie me skafe? Ministri i Brendshëm: Akuza e Berishës nuk është e vërtetë, po përdor politikisht tragjedinë në Himarë

Gomonia që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës se ai është pronar i një kompanie me varka dhe skafe. Në media po qarkullon një dokument në të cilin thuhet se Çuçi zotëron subjektin ‘Albanian Sailing Club’.

Në reagimin e tij, ministri shprehet se është thjesht një shoqatë veliersh sportive që e ka ndërtuar me miqtë e tij, por nuk është një biznes skafesh apo gomonesh. Çuçi thotë se këto janë akuza të gatshme të Sali Berishës, i cili po keqpërdor politikisht tragjedinë e Himarës, për ta përdorur për interesat e tij politike.

"Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë. Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij", shkruhet ne reagim.

Akuzat ndaj Çuçit vijnë pas ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit në Himarë,  ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lira: 05/08/2022 13:31

    Kemi mbaruar shkollen e larte dhe mezi na del per te ngrene nje familje normale.Pse nuk i ndertojme edhe ne keto shoqata?

    Përgjigju
  • Miri: 05/08/2022 10:53

    Po si nuk i vjen turp, asnje reagim per humbjen e jetes se vogelushes. U prek se i permenden emrin per biznes me skafe. Po ca behet kshu o popull. Gjithe kohen deputet dhe minister ky, nga bashkejetuesja. Nga aftesite eshte nen mesataren, por ka fat shejtani????

    Përgjigju
  • lidia: 05/08/2022 10:29

    edhe blend edhe cuc, te gjithe jan pronare ne ate vend, te gjithe jan te korruptuar ne ate vend pervec popullit te sshkrete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet