E ardhmja e Shqipërisë në BE, Sassoli: Shpresojmë të rishikohet vendimi gjatë Presidencës kroate

 E ardhmja e Shqipërisë në BE, Sassoli: Shpresojmë të rishikohet vendimi gjatë Presidencës kroate

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli edhe ditën e sotme ka theksuar se e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe shpreson se me ndihmën e presidencës se BE që do merret nga Kroacia procesi i anëtarësimit të dy vendeve të rishikohet.

Ndër të tjera Sassoli theksoi se në tetor, Parlamenti Europian ishte i gatshëm për t’i hapur dritën e gjelbër procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne mendojmë se përputhja e hapësirës gjeografike dhe hapësirës politike është në interes të Bashkimit Europian dhe të qytetarëve të saj. E ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Europë. Edhe e ardhmja e qytetarëve europianë është të kenë Ballkanin Perëndimor në BE. Shpresojmë që edhe me ndihmën e presidencës kroate, ky proces të rishikohet në muajt e ardhshëm”, theksoi Sassoli gjatë një konference të përbashkët për mediet me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic vendi i të cilit merr Presidencën e radhës së BE-së.

Të njëjtin qëndrim konfirmoi edhe kryeministri Andrej Plenkovic. Qeveria kroate i ka dhënë një mbështetje të fortë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit dhe kjo është reflektuar vazhdimisht edhe në takimet e nivelit të lartë mes liderve të vendeve përkatëse.

“Me rëndësi të veçantë për ne është perspektiva e anëtarësimit të fqinjëve tanë që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit. Shpresoj shumë që në samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Zagreb në muajin maj, do të dërgojmë mesazhe pozitive për të dyja vendet. Ne ndajmë mendimin se duhet të gjejmë një mënyrë për të zhbllokuar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha nga ana e tij, kryeministri kroat.

Presidenti i Parlamentit Europian dhe krerët e grupeve politike (Konferenca e kryetarëve) u mblodhën sot në Zagreb për të diskutuar për prioritetet e presidencës së ardhshme kroate të Këshillit të BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë