E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Comedian’ (VIDEO)

Ashtu siç premtoi, miliarderi kinez Justin Sun ka ngrënë bananen që e bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York. Pasi bleu ‘Comedian’ veprën e artit të Maurizio Cattelan, një banane e ngjitur në mur, Justin Sun e qëroi bananen para kamerave dhe e hëngri gjatë një konference për shtyp në Hong Kong.

“Vlera e vërtetë është vetë koncepti. Është shumë më mirë se bananet e tjera. Është vërtet shumë mirë”, tha ai.

Bananja më e shtrenjtë në botë u bë një nga objektet më të lakmuara në sallën e shitjeve të Sotheby’s në Manhattan, ku shtatë ofertues garuan për ta blerë këtë vepër provokuese të artistit 64-vjeçar nga Padova.

Shtëpia e ankandeve e kishte vlerësuar këtë instalacion provokues midis 1 dhe 1.5 milionë dollarësh, por ajo u ble për 6.2 milionë dollarë nga sipërmarrësi i kriptomonedhave Sun.

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shitesi Ambulant: 30/11/2024 00:15

    shit un banane gjith diten per 4 milek ene mshofin shtremt qyetaret..imagjino ti shes 4 banane ktij i boj 2 kulla ntiron hahahaah

    Përgjigju
  • Ushqimi: 29/11/2024 23:10

    Ushqimi me I shtrenjte sot per sot 6.2 milion

    Përgjigju
  • Qazim Mulleti: 29/11/2024 22:01

    Kapitalizmi a i omel si hallva...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Hetimi ndaj Allajbeut të Spitalit Amerikan, reagon Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm në Kosovë, atje ku ka administratë tatimore dhe kontrollohen faturat

Hetimi ndaj Allajbeut të Spitalit Amerikan, reagon Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm në Kosovë, atje ku ka administratë tatimore dhe kontrollohen faturat