Ashtu siç premtoi, miliarderi kinez Justin Sun ka ngrënë bananen që e bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York. Pasi bleu ‘Comedian’ veprën e artit të Maurizio Cattelan, një banane e ngjitur në mur, Justin Sun e qëroi bananen para kamerave dhe e hëngri gjatë një konference për shtyp në Hong Kong.
“Vlera e vërtetë është vetë koncepti. Është shumë më mirë se bananet e tjera. Është vërtet shumë mirë”, tha ai.
Bananja më e shtrenjtë në botë u bë një nga objektet më të lakmuara në sallën e shitjeve të Sotheby’s në Manhattan, ku shtatë ofertues garuan për ta blerë këtë vepër provokuese të artistit 64-vjeçar nga Padova.
Shtëpia e ankandeve e kishte vlerësuar këtë instalacion provokues midis 1 dhe 1.5 milionë dollarësh, por ajo u ble për 6.2 milionë dollarë nga sipërmarrësi i kriptomonedhave Sun.
Ushqimi me I shtrenjte sot per sot 6.2 milion
PërgjigjuKapitalizmi a i omel si hallva...!
Përgjigju