E diel me fat dhe aventura për beqarët, por kujdes me lekët/ Zbuloni çfarë thotë horoskopi sot për ju

E diel me fat dhe aventura për beqarët, por kujdes me lekët/ Zbuloni çfarë thotë horoskopi sot për ju

DASHI
Jeta juaj ne çift do jete tej mase e qëndrueshme sot dhe ka mundësi te merrni edhe vendime te mëdha. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte dhe askush nuk do mund t'ua prishe harmoninë. Për beqaret do ketë edhe ndonjë surprize, kështu qe duhet te jene gati për çdo gjë. Ne planin financiar mire është te mos rrezikoni shume duke kryer shpenzime sepse mund te mbeteni keq me pas.

DEMI
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme sot. Do jeni me te hapur, me te afërt dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe nuk duhet kurrsesi te kërkojnë gjera te pamundura. Buxheti nuk do jete i keq, megjithate po bëtë disa kursime sot do keni përfitime me vone. Para hua mos jepni për asnjë lloj arsyeje.

BINJAKET
Nëse keni disa pengje për jetën tuaj ne çift, sot është momenti i përshtatshëm për te marre kurajën e për te folur hapur. Po nuk i zgjidhet gjerat sot, nesër ka për te qene tepër vone. Beqaret do kenë veçse takime, por nuk i dihet nëse ndonjëra do përfundoje ne një histori dashurie te vërtetë. Për menaxhimin e financave duhet te kërkoni këshilla nga te afërmit.

GAFORRJA
Klima yjore do beje qe jeta sentimentale e çifteve te jete me e bukur dhe me pasionante sot. Ne shume momente ata do dashurohen si te çmendur dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret nuk do e kenë pikësynim krijimin e një lidhjeje, por papritur do ju ndodhe diçka e paimagjinueshme. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju dhe do mund t'i
kryeni te gjitha investimet e planifikuara.

LUANI
Marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene me e ngrohte se me pare. Do i lini pas krahëve mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te veçante. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do takojnë personat ideale qe ne orët e para te mëngjesit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

VIRGJERESHA
Çiftet mund te kenë disa probleme te vogla gjate kësaj dite, por ne tërësi gjerat do ecin mire. Me tolerance dhe optimizëm çdo gjë do kaloje shpejt. Beqaret do jene një dite intensive edhe pse jo te gjithë do ndryshojnë status. Për ta me e rëndësishmja është te mos bëjnë një jete monotone. Buxheti do jete tej mase i mire, kështu qe pa frike mund te kryeni disa investime afatgjata.

PESHORJA
Duhet te bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite qe te ruani qëndrueshmërinë e jetës tuaj ne çift. Te shumte do jene personat qe do mundohen t'ua prishin harmoninë. Beqaret ka mundësi te kenë vetëm raste për lidhje kalimtare. Buxheti do ketë goxha përmirësim për shkak te disa shpërblimeve qe do merrni nga puna. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe investime.

AKREPI
Sot ju te dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe do përjetoni emocione te jashtëzakonshme. Asgjë nuk do jete me si me pare dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri dhe do e vuajnë këtë gjë. Buxhetin duhet ta lini ne dorën e specialisteve sepse vetëm ata do mund ta stabilizojnë situatën aq sa duhet.

SHIGJETARI
Marrëdhënia juaj ne çift ka rrezik te ftohet shume sot. Asnjeri nuk do hape rruge dhe do kërkojë gjithë kohës te dale e veta. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Për dashuritë e mëdha e te qëndrueshme do ju duhet ende te presin. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur me shpenzimet do bëni gjene me te mire.

BRICJAPI
Dite shume delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme madje edhe për gjera ne dukje pa rëndësi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, por do kenë dashuri me shikim te pare. Me shpenzimet duhet te jeni gjithmonë te kujdesshëm dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e stabilizuar.

UJORI
Ambienti yjor do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te ngrohte dhe do nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sot sepse do behet fjale për te ardhmen e tyre. Me shpenzimet duhet sa me shume maturi. Vetëm kështu do mund ta mbani situatën nen kontroll dhe nuk do keni probleme.

PESHQIT
Saturni do jete planeti qe do ju përkëdhelë ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do ju beje te përjetoni kënaqësi akoma me te forta. Beqaret po nuk u treguan shume kërkues mund ta gjejnë princin e tyre ta kaltër, ne te kundërt do duhet te presin ende. Me financat nuk keni për te pasur probleme te mëdha, megjithatë mire është qe te kujdeseni për shpenzimet dhe te mos jepni para hua.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat