Meta vazhdon heshtjen për listat e hapura: Tre Besëlidhjet e Poçemit frymëzim për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve

Një ditë para se Komisioni Hetimor, i ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij të mblidhet, Presidenti Ilir Meta nuk shpreh asnjë shqetësim. Përkundrazi, Kreu i Shtetit shihet i buzëqeshur teksa shijon fundjavën në Mallakastër.

“Jam i lumtur dhe i privilegjuar që të jem sot së bashku me ju në këtë vend të shenjtë, në Poçem, në këtë amfiteatër të natyrës dhe vend për liri të burrave më të shquar jo vetëm të këtij vendi të mrekullueshëm, por edhe të mbarë kombit tonë!

Përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për 14 korrikun - datën simbol të bashkimit dhe lidhjes së besës  së  mallakastriotëve brez pas brezi në luftë  për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar!

Kjo datë e rëndësishme ka bashkuar si rrallë herë në historinë e një vendi tre kuvende të lavdishëm burrash në të njëjtin shesh, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtën luftë të përhershme të shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj!

Këtu, në Poçemin historik e ka burimin qëndresa mbarëpopullore dhe kombëtare kundër pushtuesit osman në vitin 1847, për të vazhduar me organizimin dhe besëlidhjen e Mallakastrës 100 vite më parë, për t’i dhënë fund atij kalvari vuajtjesh, mundimesh, sakrificash që hoqi vendi ynë nga 28 nëntori 1912 me shpalljen e Pavarësisë e deri më 3 shtator të vitit 1920 në çlirimin përfundimtar jo vetëm të Vlorës, por të gjithë vendit tonë.

Njëkohësisht jemi sot këtu për të vlerësuar me nderim të jashtëzakonshëm 8 korrikun e vitit 1943, ku 2000 burra të Mallakastrës i dhanë besën njëri-tjetrin për t’u ballafaquar me një ushtri prej 20 mijë pushtuesish.

Vendi ynë u ka mbijetuar rrebesheve të kohërave vetëm falë trimërisë dhe atdhetarisë së bijve më të mirë, falë vetëdijes së tyre kombëtare, si dhe krenarisë dhe për vlerat dhe identitetin tonë shqiptar!

Patriotët tanë e dinin shumë mirë se nuk mund të ketë liri individuale, paqe dhe dinjitet pa lirinë e Atdheut tonë të përbashkët dhe të gjithë shqiptarëve!

Nga thellësitë e shekujve, bashkë me oshtimën e armëve, krismave të betejave  vijnë aktuale edhe sot e kësaj dite fjalët e këngës së popullit për Kapedanin legjendar Rrapo Hekali:  “Pse lufton a derëzi, as për mua e as për ti, por për gjithë Shqipëri”!

Këto mesazhe të arta kanë mbërritur deri në ditët tona si një kushtrim, amanet dhe përgjegjësi brezash sa herë që Atdheu ynë dhe interesat tona kombëtare janë në rrezik!

Jehona dhe rëndësia e Kuvendeve të Poçemit i kapërcen përmasat e e Mallakastrës!

Ato besëlidhje historike, ato fjalë burrash janë shembuj kuptimplotë i një aspirate dhe përpjekje për liri mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve!

Prandaj, në këtë përvjetor të shënuar historik, përulemi me nderim para burrave dhe grave të Mallakastrës, por edhe atyre të krahinave fqinje: të Vlorës, Tepelenës, Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë, të cilët me vlerat patriotike dhe sakrificat më sublime, iu kanë dhënë frymë, nder dhe lavdi historisë sonë kombëtare në shekuj,"-thotë Meta.

Komisioni Hetimor mblidhet të hënën, për të shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani kundër presidentit, por edhe opinionin e fundit të Komisionit Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta duket se është tërhequr dhe nga çështja më e nxehtë politike, reforma zgjedhore, duke i lënë dy liderët politikë Basha-Rama protagonistë të këtij debati.

Në 2016, Ilir Meta kërkonte lista të hapura. Por pas 4 vitesh, tashmë jo si kryetar i LSI por si president, a i do akoma Ilir Meta listat e hapura?

Deri më tani, presidenti nuk është shprehur për propozimet e opozitës parlamentare për të hapur listat dhe për të hequr koalicionet, të cilat janë mbështetur nga kryeministri Rama. Kreu i Shtetit të premten nuk realizoi as konferencën e përjavshme me gazetarët duke vazhduar kështu valën e gjatë të heshtjes për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 12/07/2020 17:10

    Meta presudent? Nje jashtqitje e Kombit

    Përgjigju
    • Haha: 12/07/2020 18:47

      Te pakten plehron arat isr ushqehen pulat

  • O tej: 12/07/2020 14:08

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sa Turp ,,qe udhehiqemi nga nje Kriminel..: 12/07/2020 13:21

    Kaqe te pa ngdhendur Jane keta qe Kane dalur ,,dhe pershendesin nje Kriminel ,,qe ka shfrytezuar qe u be President ,vetem e vetem qe Shqiptaret mos vriteshin njeri me tjetrin.. Turp ky Kriminel Itler qe parakalon.. Do Zoti SPAK USA dhe Evropa ,,ven Drejtesia..dhe ky ne Banken e te Akuzuareve per vjedhje dhe vrasje..

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 12/07/2020 15:42

      Sa Turp,,qe udhehiqemi nga nje Kriminel Ka uloget e vet qe quhen ndryshe militantet e leshit dhise. Atyre u eshte shplare truri,por do ta kuptojne se gabim kane bere dhe marrin kthesen. Presidentleshi buk eshte produkt i ketyre mjerane,por i paktit apo Sektit te rrufjaneve RuçiRama apo Rilindje@Lsi. Gremisja e tyre po vjen e ngadalte,por e sigurt. Paste kemben e mbare hashimpersheshi i Martires Kosove!

  • Sa Turp ,,qe udhehiqemi nga nje Kriminel..: 12/07/2020 13:20

    Kaqe te pa ngdhendur Jane keta qe Kane dalur ,,dhe pershendesin nje Kriminel ,,qe ka shfrytezuar qe u be President ,vetem e vetem qe Shqiptaret mos vriteshun njeri me tjetrin.. Turp ky Kriminel Itler qe parakalon.. Do Zoti SPAK USA dhe Evropa ,,ven Drejtesia..dhe ky ne Banken e te Akuzuareve per vjedhje dhe vrasje..

    Përgjigju
  • Sali Bollati: 12/07/2020 12:49

    Nuk mendoj se Meta do "harroi" "shqiptarin janullo" per ti prure peshqesh falenderimi nje shishe raki skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri