Vëzhgimi i Report Tv në qarqe! Karantinë totale, të gjithë në shtëpi deri nesër në 05:00

E diela e sotme është e treta që të gjithë do të jenë të mbyllur në karantinë totale, pasi nuk lejohet asnjë dalje nga shtëpia dhe të gjithçka është mbyllur. Prej ditës së djeshme, e shtuna ora 13:00, sot dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo lloj dalje me përjashtim të emergjencave ose të personave që shkojnë në punë, si në dy fundjavat e shkuara. Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Përballë kësaj situate dhe masave të zbatuara në masën 99.99% tha kryeministri dje, do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie apo konfiskim malli për bizneset.

Por ajo që ndodhi dje në tregun e Kombinatit që u kthye në një xhungël duke mos u respektuar asnjë masë distancimi dhe mbrojtje duket se ka shtyrë lirinë me pikatore të paralajmëruar. Edi Rama u shpreh se për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie.

Paralajmërimi nga Rama mbi masat lehtësuese që do vihen në zbatim pas të hënës
1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet
1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Izolimi i fundjavës mbyll në shtëpi kuksianët, reduktohen lëvizjet në qytet

Mjetet e policisë së shtetit dhe automjetet e ushtrisë monitorojnë qytetin që nga mesdita e djeshme duke kufizuar në maksimum lëvizjet e makinave private dhe të qytetarëve, një pjesë e të cilëve ende i shikon orëve të mbrëmjes duke përshkuar xhiron e zakonshme të ecjeve sportive. Sot ka me pak lëvizje, kjo edhe për shkak të pa qëndrueshmërisë të motit dhe temperaturave te ulta në këtë fillim prilli. Qepenat e njësive të shërbimit dhe lokaleve qëndrojnë të mbyllura deri nesër në orën 5 të mëngjesit.

Gjithsesi kryeministri Rama paralajmëroi zgjatjen e fashës së orarit për qytetaret dhe njësite e shërbimit, por edhe shtrëngimin e masave deri në heqje lirie për ato që shkelin masat dhe daljet jashtë orarit të përcaktuar.

Ora 11:12
Bindet edhe Fusha-Kruja, sot asnjë qytetar në rrugët e qytetit

Asnjë qytetar nuk shihet në rrugët e qytetit të Fushë-Krujës ditën e sotme. Dhe pse në ditët e kaluara qytetaret kanë qenë mjaft rebel e të pabindur ndaj aktit normativ, sot ndodh krejt e kundërta. Duket se ajo që i tremb më shumë qytetarët janë gjobat dhe izolimi total i fundjavës, ku janë më të lehtë për t'u identifikuar shkelësit e aktit normativ.

Ora 10:29
Në Fier asnjë lëvizje e qytetarëve, në rrugë vetëm ndonjë automjet i autorizuar (VIDEO)

Fieri ashtu si Tropoja është në shtetrrethim të plotë. Në rrugët e qytetit nuk dallohet asnjë lëvizje e qytetarëve ditën e sotme, të cilët janë urdhëruar ta bëjnë këtë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Sakaq me shumë vështirësi mund të shquash ndonjë automjet i cili lëviz sigurisht me autorizim, për nevojat individuale si shkuarja në punë.

Ora 10:27
Tropoja zbaton me rigorozitet urdhrat e autoriteteve (VIDEO)

Tropoja po zbaton me rigorozitet aktet normative për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo në sajë edhe të ndërgjegjësimit të banorëve, por edhe angazhimit të policisë vendore që janë në shërbim pa ndërprerje. Ndërkohë Bashkia e Tropojës në bashkëpunim me policinë rrugore po punojnë edhe për vendosjen e sinjalistikës rrugore në qytetin e Bajram Currit.

Sakaq ditët e fundit për shkelje të akteve normative anti COVID-19 policia rrugore ka bllokuar tre mjete dhe ka gjobitur 80 drejtues automjetesh .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 05/04/2020 09:50

    Makina qe dalin xhiro police qe pine kafe fshehurazi neper cepat e lagjeve e njerez qe levizin lirshem edhe kur shkembehen me policine.kjo eshte karantina ne vlore.

    Përgjigju
    • shkodrani: 06/04/2020 02:11

      E njejta gje identike ndodh dhe ne shkoder

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë