E dinte beqar por i doli i martuar, studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime, më kërcënonte se do t’i tregonte vëllait tim

E dinte beqar por i doli i martuar, studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime, më kërcënonte se do t’i tregonte vëllait tim

Foto ilustruese

Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfundim, kur vajza ka mësuar se P. T ishte i martuar, sapo ka vendosur t’i japë fund historisë, është gjendur nën kërcënimet dhe shantazhet e tij.

Studentja tregon në polici se ishte prezente në rrjetet socialet facebook dhe instagram. Pas përndjekjes nga burri i martuar, ajo i ka mbyllur të gjitha. “P. T. është nga Vermoshi dhe aktualisht jeton në New York. Më shkroi vetë i pari. Mbasi folëm për një kohë të gjatë dhe komunikuam vazhdimisht, e takova P. T. në Tiranë. Si një vajzë në moshë, mendova se P.T. më donte. Shkëmbyem edhe fotografi dhe video intime. Lidhja jonë zgjati 2 vjet. Në krye të 2 viteve, fillova të dyshoj se P. T. nuk ishte beqar, siç më kishte thënë, por ishte i martuar prej 20 vitesh”.

Studentja shton pranë sektorit të krimeve kibernetike se vendosi t’i japë fund lidhjes dhe ky vendim përkon me kohën kur burri i martuar u largua së bashku me familjen drejt  Amerikës. “I mbylla të gjitha rrjetet sociale, por P. T. më shkroi në Whatsapp dhe më kërcënoi. Nëse nuk vazhdoja me të, do i dërgonte tim vëllai videon intime”. E reja kujton se nuk iu përgjigj dhe ish-partneri i saj, nga tre adresa fallco, ka shpërndarë në instagramin e të vëllait fotografitë dhe videot intime.

L. L. shprehet se një veprim i tillë i krijoi gjendje të rëndë psikologjike. “Dua tju them se ky person, nuk ka ndaluar në asnjë moment, videot intime ua dërgoi shoqeve të mia dhe çdokujt që unë kisha pasur shoqëri në facebook. Ai kishte mbajtur shënim çdo njohjen time në rrjete sociale. Po përjetoj situatë shumë të rëndë psikologjike. P.T nuk njeh kufij. Ai do vazhdojë derisa unë të dorëzohem dhe t’i jap fund jetës”.

Policia thotë që njëri nga agjentët e krimeve kibernetike i ka shkruar nga adresa e tij private burrit të martuar P. T., duke e urdhëruar të mos hapte më adresa të tjera fallco dhe të mos postonte më video intime të studentes.

Bëhet me dije për gazetën Si, se burri i martuar fillon të kërcënoj edhe oficerin e policisë gjyqësore. Ai i shkruan “Mua nuk më heq të drejtën e fjalës ti, jo. Se ty nuk po të ofendon njeri dhe me ty nuk po bën njeri lojëra. Por ti je shumë i trashë nga mendja. Ti je burrë k…., se po të ishe aq burrë do më tregoje faktet që ke. Ti po mbron një njeri që më bëri denoncim, ti po mbron një njeri që më ka marrë 300 USD. Ti nuk di ta bësh detyrën, por ti je nga ata persona që merr para ose favore seksuale, se kështu e keni ju të Shqipërisë. E keni zemrën e zezë dhe doni vetëm me ba keq. Mos më shkruaj tjetër se kam hallet e mia boll, dhe s’kam mend në kokë që të merrem me k…. si ajo dhe me legena si ti”.

Policia thotë për gazetën Si, se edhe ky mesazh në adresë të oficerit të policisë është administruar si provë. Nga këqyrja e prefikseve ndërkombëtare, është konfirmuar se numri i telefonit të përdorur në aplikacionin WhatsApp, i përket një shteti në SHBA.

Studentja L.L. e ripyetur nga policia kërkon që P.T. ta lërë të qetë dhe ajo t’i rikthehet jetës normale, meqenëse ai, hap pambarimisht adresa fallco. Për nevoja të hetimit do t’u kërkohet autoriteteve amerikane të dhëna shtesë, thotë policia, e cila ka administruar fashikuj të konsiderueshëm të këtyre kërcënimeve në rrjetet sociale.

“Jemi përpara rastit tipik të një përndjekësi, – deklaroi një zyrtar i policisë për gazetën Si”./ Gazeta "SI"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mikel: 20/01/2021 22:48

    Zakonishtë këto behen per klikime nga njerez të rendomtë. Sidoçoftë nese ka diçka të vertetë, kemi të bejmë me një pervers, çë i ka ditet e numeruara, vajza nuk ka asnjë faj sidoqoftë nuk dihet në qar rrethanash jan berë keto video. Policia ka levat e veta dhe shpejt ky arrestohet.

    Përgjigju
  • Iris: 20/01/2021 00:18

    Faji eshte pjeserisht i vajzes.Perse ben video e foto intime,ia dergon nje njeriu qe e ke te dashur,jo burre dhe pastaj ankohesh?! Koka ben,koka peson!

    Përgjigju
  • Don: 19/01/2021 16:56

    Xhevahire si keto ndodhin vec ne Shqipri. Agjenti i shkruan ketij dhe e porosit te mos shkruaje me. A nuk eshte detyra e agjentit te hetoje si fillim apo thjesht sillet si keshilltar? Policia thotë që njëri nga agjentët e krimeve kibernetike i ka shkruar nga adresa e tij private burrit të martuar P. T., duke e urdhëruar të mos hapte më adresa të tjera fallco dhe të mos postonte më video intime të studentes.

    Përgjigju
  • qato: 19/01/2021 16:39

    Kafsha jo vetem kercenon vajzen por edhe policine. Shteti duhet te vendose dinjitetin ne vend se cdo laro e neperkemb. KA me bij Shqiperia apo jane te gjithe zdromsa per 5 leke

    Përgjigju
  • Fjdjdjdj: 19/01/2021 16:33

    Si s'ju vjen turp qe publikoni keto trillime "gazetarucesh" qe i bejne per klikime?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit