E fiksuar pas teknologjisë, i krijojnë gurin e varrit në formën e i-Phone-it

Guri i varrit

Zhvillimi i teknologjisë është aq i madh, saqë është ideuar edhe në një gur varri.

Në Ufa të Rusisë ka një gur varri në formë e  i-Phone 7-ës.

Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme e madje,  edhe një QR-Code.

Guri i varrit u kërkua nga babai, i cili e vuajti shumë humbjen e vajzës 25-vjeçare.

Prodhuesi i gurit të varrit, i cili ka kryer porosinë, thotë se pasi e kanë parë, njerëzit i kanë bërë edhe porosi të tjera.

Ajo vdiq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta dhe kishte pasion të udhëtonte dhe ishte e fiksuar pas telefonit.

Guri i varrit

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve nëpër zonat turistike në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e Regis Runaj, pamjet nga kërkimi i thikës në lumin Shkumbin