E firmosi edhe vetë! Zbardhet vendimi i dëbimit të mësuesit gylenist në Turqi

E firmosi edhe vetë! Zbardhet vendimi i dëbimit të mësuesit gylenist në Turqi

TIRANE-Report Tv zbardh dokumentin e Ministrisë së Brendshme të firmosur nga Enkeleda Toska, ku urdhëron që në 1 janar të 2020 Harun Çelik, i arrestuar për falsifikim në Shqipëri duhet të dëbohet nga territori jonë në drejtim të Turqisë pas përfundimit të dënimit. Në dokument kërkohet largimi i menjëhershëm, pavarësisht se në pikën 5  theksohet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë

Një politikane gjermane e cilësoi rastin si rrëmbim, por turku, e sikur duket e firmosur dokumentin e vendimit të dëbimit dhe më pas policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet turke e kanë deportuar në Ankara, ku ndodhet në paraburgim. Sipas përmbajtjes së këtij vendimi Shqipëria i refuzon turkut hyrjen në vendin tonë për 5 vite.

5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar, ndërsa pas përfundimit të burgut u deportua në Turqi. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.

Shkresa e Departamentit te Emigracionit ne Drejtorine e Policise se Shtetit firmosur nga drejtuesja Enkeleda Toska dhe i turku Harun Çelik qe u ekstradua

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 21/01/2020 12:32

    Nuk eshte cudi qe edhe firmen tja kene fallsifikuar plehrat shqiptare ketij turkut!Se jane mesuar te bejne fallsifikime firmash prej 30 vjetesh!

    Përgjigju
    • Noli: 21/01/2020 13:20

      Nje deshmi e frikshme se si Policia ne nje vend qe presupozohet demokratik, vepron. Haptazi ne shkelje te kushtetutes dhe ligjit, ne nivelet me te larta te saj dhe per me teper ne bashkepunim dhe sipas direktivave te nje shteti te huaj. Nje tregues domethenes se si korrupsioni ne nje nivel kaq te larte lejohet dhe pranohet sikur te mos ishte gje. Asnje hetim nga organi kompetent i kontrolli te brendshem, asnje inspektim nga ombudsman, prokuroria as qe shkohet ne mend. Skandal me te madh ne raport me te drejtat e njeriut nuk eshte pare. Nese Hakan Shukur nje dite do vije ne Shqiperi per te kerkuar rrenjet e tij shqiptare, te mendohet mire: "vllezerit" e Tiranes e degdisin ne Anadoll....

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë