Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babai me vajzën (Detaje+Video)

Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e unazës së qytetit. Report Tv se dy këmbësorë, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga makina tip Volksvagen. Dy makina, një Volksvagen dhe një Golf janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas, drejtuesi i Volksvagenit ka devijuar duke hipur në trotuar dhe ka shtypur dy këmbësorët. 

Nga përplasja kanë vdekur rrugës për në spital, babai 33 vjeç, Sokol Hoxhallari dhe një vajzë e mitur, 6-vjeçare. Dy drejtuesit e automjeteve, Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi, janë shoqëruar në komisariat. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Informacion paraprak.

Me datë 08.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip "Volksëagen" me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip "Benz" me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 09/11/2018 10:38

    Ngushellime te thella familjes per kete humbje kaq te dhimbshme. Njerez te cmendur mjaft ecet me shpejtesi edhe neper rruge urbane, mos dalsh kurre nga burgu pleh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë