Grabitet një bankomat në Vorë, nuk dihet shuma e parave që janë marrë (VIDEO)

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një bankomat në qytetin e Vorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku bankomati është thyer me mjete të forta.

Sipas policisë, autorët nuk kanë mundur të marrin para gjatë grabitjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitësit kanë vjedhur edhe para por ende nuk dihet shuma.

Ndërtesa ku ndodhej bankomati është rikonstruksion dhe e mbuluar me rrjetë, që mesa duket i ka favorizuar grabitësit të mos bien në sy.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bankomati i thyer në Vorë

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetëm pak ditë më parë një bankomat i një banke të nivelit të dytë është tentuar të grabitet në Bulevardin Blu në Kamëz. (LEXO KËTU) Ndërsa më 4 janar bankomati i një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore është hedhur në erë me eksploziv dhe është grabitur. (LEXO KËTU)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet