Makina përplas për vdekje 'çiklistin' në Fier dhe largohet me shpejtësi (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit. Viktima është Shpëtim Isufi 63-vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin që është goditur nga një automjet që ecte me shpejtësi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë ku për pasojë Shpëtim Isufi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa autori është larguar së bashku me makinën që kreu aksidentit.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti mungon ndriçimi gjë e cila mund të ketë sjellë edhe aksidentin e fatal. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të mjetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet