Shpërthimi në zemër të Parisit, 4 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë të plagosur (FOTO+VIDEO)

Shpërthimi në zemër të Parisit, 4 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë të plagosur (FOTO+VIDEO)

Pamje nga shpërthimi në Paris

FRANCË- Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris.

Sipas mediave të huaja, dy prej personave që kanë humbur jetën janë zjarrfikës, ndërsa nga të plagosurit 12 kanë marrë dëmtime të rënda, 5 prej të cilëve janë në rrezik për jetën.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotmën në zonën e njohur si Opera. Prefektura e kryeqytetit njoftoi se nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë rrjedhja e gazit në furrën e bukës, zjarr që ka përfshirë edhe apartamentet sipër dyqanit.

Për shuarjen e flakëve në zonë kanë mbërritur rreth 200 forca zjarrfikëse, të cilat përveç shuarjes së flakëve u munduan që të parandalonin edhe përfshirjen nga flakët edhe të apartamentëve përreth zonës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë