E gjithë Delvina në zi për vdekjen e të miturit, Rama anulon vizitën

Kryeministri Rama anuloi një vizitë të tij në Delvinë këtë të hënë, pas qyteti jugor po jeton këto orë tronditjen e vdekjes së 13-vjeçari, i cili u konstatua i pajetë mëngjesin e së dielës, pasi zemra i kishte pushuar duke fjetur.

Pos këtij fakti, kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, është tezja e të miturit të ndjerë. Kjo rrethanë ka bërë që shefi i qeverisë të anulojë vizitën e tij në qytetin 16 km larg Sarandës, ku do ishte për përfundimin e ujësjellësit të tij.

Ndërkohë, nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë  në tre orë, nga katër që është aktualisht. /Tema

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapen klubet e natës, diskotekat dhe të lejohet muzika?

Komento

Komente

  • Julian: 11/08/2020 11:31

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Hasani: 11/08/2020 09:38

    U prefte ne paqe shpirti i vogel zoti e deshi ne krahet e tij engjellin

    Përgjigju
  • ana: 11/08/2020 09:24

    Engjell.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Maqedonia e Veriut/ Ish Ministrja e Brendshme do të vuaj dënimin me 4 vite burg për rastin ‘Tanku’.