Alarmi del FALS! Zbulohet vrasësi që telefonoi nga burgu i Drenovës, për bombë në makinën e gjyqtarit Markelin Kuqo

KORÇË- Ka rezultuar fals alarmi për bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës, Markelin Kuqo. Burime për Report Tv kanë  bërë të ditur se pas telefonatë që erdhi burgu i Drenovës, se në automjetin e tij ishte vendosur këndë shpërthyese, ishte një i dënuar për vrasje i quajtur Neim Behari. Pavarësisht alarmit që ngriti në këmbë policinë e Korçës , pas kontrollit të njësisë anti-eksplozive, rezultoi të mos kishte sasi lënde plasëse.

Makina ishte e parkuar në garazhin e Gjykatës së Korçës. GJyqtari ndodhej në gjykatë, një ditë e zakonshme pune për të, ku pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës, në përgjigje të interesit të gazetarëve, nuk la pas ironinë kur u pyet se nga erdhi telefonata: Erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim, tha ai.

Kuqo është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti.

1571146735_1571145572MarkelianKuqo3.jpg

Gjyqtari Markelian Kuqo dhe Gert Gjinarari

Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti.

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
Alarmoi policinë për bombë në makinën e gjyqtarit që liroi Gjinararin, zbulohet autori në burgun e Drenovës


Është zbardhur autori që alarmoi policinë pas një telefonate të rreme të bërë nga burgu i Drenovës ku thuhej se në makinën e gjyqtarit  Markelian Kuqo ishte vendosur një sasi lënde plasëse.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas telefonatës fshihej Neim Behari, 34-vjeçari i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës  për vrasje.

Pas hetimeve rezultoi se Neim Behari, kishte telefonuar Policinë nga ambientet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit Kuqo, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Ora 15:41
Njësia anti-eksploziv kontrollon makinën e gjyqtarit, nuk gjendet lëndë shpërthyese

Policia dha një informacion zyrtar në lidhje me alarmin për lëndë shpërthyese në automjetin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ku tha se pas kontrollit të kryer nuk u konstatua sasi plasëse.

"Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 15:38
Flet gjyqtari për alarmin për bombë në makinën e tij: Telefonata erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim!

Gjyqtari Markelian Kuqo tha në një prononcim për gazetarët se telefonata që në makinën e tij ka një lëndë shpërthyese, erdhi nga "grushti kriminel i atdheut tim". Ai tha se është i qetë në këtë situatë dhe se nuk ka asnjë problem.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar mbrojtje nga shteti ai u përgjigj: Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti. Pyetjes se nga kush e kërkon mbrojtjen, gjyqtari ju pëgjigj me ironi: Nga gazetarët

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 15/10/2019 16:16

    Shiko se mos te erdhi nga ata qe liron ti nga burgu, qe edhe pse vrases surati yt i ndyr i liron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër