E goditën me thikë, Ernest Gjoka fal autorët: Më vjen keq për familjet e tyre

Ernest Gjoka, ish-trajneri i Vllaznisë, ka falur autorët e sulmit me thikë të ndodhur në shkurt të 2018 gjatë kohës kur drejtonte ekipin shkodran. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë dhënies së dëshmisë në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër për dy autorët e dyshuar të sulmit, Nehat Fojleka dhe Sehar Xhenje.

“Më vjen keq dhe unë i kam falur për familjet e tyre. Unë si Ernest s’kam asnjë interes në këtë çështje. S’me intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në stres shumë të madh. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë”, tha Gjoka.

Ndërkohë i pyetur nga prokurorja e çështjes Ajola Premçi për detajet e ngjarjes Ernest Gjoka ka deklaruar: "Sapo dola nga stërvitja një djalë me kasketë në kokë m’u afrua dhe nxori një thikë e më sulmoi. U ndesha me të dhe ai iku me vrap. Nuk arrita ta evidentoj. Ai më goditi në kokë fillimisht nga prapa shpine. Pastaj e godita edhe unë për t’u mbrojtur. Ai më doli përballë më pas, nxori thikën për të më goditur.”

Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje të cilët  akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë në dëshminë e dhënë para gjykatës në seancat e mëparshme, Fojleta ka pranuar se është konfliktuar me ish-trajnerin Ernest Gjoka, por se nuk ka dashur ta vrasë dhe se me vete nuk ka pasur thikë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 18/04/2019 17:25

    E paske hanger presjonin, Po atyne a nuk ju erdh keq per femit e tu .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve