E goditi me top në fytyrë, 46-vjeçarja i bën kërkesën e pazakontë Cristiano Ronaldos

E goditi me top në fytyrë, 46-vjeçarja i bën kërkesën e pazakontë Cristiano Ronaldos

Tifozja e dëmtuar, Elena Di Martino dhe Cristiano Ronaldo

Një grua 46-vjeçare mbeti me hundë të dëmtuar pasi u godit nga topi i gjuajtur nga idhulli i saj Cristiano Ronaldo. Elena Di Martino është tifoze e Juventusit dhe mbrëmjen e kaluar ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s.

Ajo ishte ulur pas portës në Allianz Stadium dhe u godit në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo, duke dëmtuar hundën. Gjithsesi 46-vjeçarja ndihet mirë dhe ka një kërkesë për ish-fituesin e “Topit të Artë”.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Falemindeirt tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin. Jam pak e tronditur. Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë,”- shkruan Elena në një status në rrjetet sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës