E grabitën, kambisti në Prrenjas: Më zunë pritë te shtëpia, ishin me maska, më goditën dhe morën lekët

TIRANE-Report Tv zbardh dëshminë e kambistit Besmir Shegani në Prrenjas që u grabit mbrëmjen e djeshme nga tre persona kur po hynte në shtëpi. Shuma që i morën është rreth 1 milion lekë.

"Mbrëmë sapo kam mbyllur punën kam shkuar në shtëpi së bashku me djalin, në momentin që parkova makinën poshtë banesës 3 persona të maskuar m'u afruan dhe më goditën duke më marrë një shumë parash dhe u larguan me motor.

Zona ku ndodhi grabitja s'ka ndriçim dhe as kamera sigurie, menjëherë shkova në polici" mësohet se është shprehur ai. Policia shoqëroi disa persona, por pas marrjes në pyetje i liroi, ndërsa vijojnë hetimet.

/r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 29/08/2020 16:10

    me vjen keq ,per kete qe te ndodhur,do te keshilloja qe te heqesh dore nga ky bysnes i rrezikshem , para se te ndodh me e keqja.Hajdutet e mafjozet po grabisin makinat e blinduara,per nji te pambrojtur si ty ,nuk e kan problem.

    • besa: 30/08/2020 02:29

      Po dhe me ligj nuk duhet te transferohen mjete monetare ne kete forme per te mos rene pre e krimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet