E habitshme punonjësi italian nuk shkon asnjë ditë në punë për 15 vjet, por merr 538,000 euro

E habitshme punonjësi italian nuk shkon asnjë ditë në punë për 15 vjet, por merr 538,000 euro

Për 15 vite me radhë ai nuk u paraqit në punë, por është paguar për ‘punën’ e bërë. Është kjo historia e një punonjësi spitali në Itali, e cila ka rrëmbyer titujt e mediave lokale dhe të huaja.  Sipas informacioneve, i akuzuari ka ndaluar së paraqituri në punë që në vitin 2005 në spitalin Ciaccio në qytetin jugor të Catanzaro, ndonëse pagesën e ka marrë në mënyrë të rregullt.

Ai po hetohet për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Gjatë gjithë kësaj periudhe, kur ai nuk është paraqitur një ditë të vetme në punë kishte marrë në total 538,000 euro.

Gjashtë menaxherë të spitalit po hetohen gjithashtu në lidhje me ngjarjen. Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian. I akuzuarit ishte një nëpunës civil dhe u caktua në një punë në spital në vitin 2005, por në momentin që kishte ndaluar të paraqitej në punë, menaxherja e kishte thirrur atë për shpjegime, por në këmbim ajo kishte marrë kërcënime nga ai. Më vonë menaxherja doli në pension dhe mungesa e tij e vazhdueshme nuk u vu re kurrë nga pasardhësi i saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite