E jashtëzakonshme! Kryeparlamentari 'shndërrohet' në 'babysitter', ushqen me qumësht djalin e deputetit që mbante fjalim

E jashtëzakonshme! Kryeparlamentari  'shndërrohet' në 'babysitter', ushqen me qumësht djalin e deputetit që  mbante fjalim

ZELANDË E RE-Parlamentit të Zelandës së Re, ditën e sotme i është shtuar një anëtar i ri. Ai është djali i deputetit Tāmati Coffey, i cili ka vetëm një muaj që ka lindur. Gjatë kohës që ai ka mbajtur një fjalim, foshnjën e vogël e ka mbajtur në duar, përkundur edhe ushqyer kryeparlamentari, Trevor Mallard. Ai e ka shpërndarë foton në rrjetin e tij social, ku shkruan "Sot një VIP mori karrigen me mua".

Një gjë e tillë është duartrokitur nga shumë persona, ndonëse kjo nuk është hera e parë që një fëmijë bëhet pjesë e parlamentit. Në 2018, kryeministrja e Zelandës së Re u bë politikania e parë grua që solli në parlament fëmijën e saj.

Kryeparlamentari Trevor Mallard me foshnjen në krah

Një gjest i tillë duket gati-gati "absurd" të mendohet se mund të ndodhë në parlamentin e vendeve të Ballkanit, aq më tepër të Shqipërisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 23/08/2019 11:45

    Urgjentisht Gramoz Ruci te beje te drejten gje ne hapjen e seances plenare

    Përgjigju
  • Prifterinjte vlonjate pashallare: 22/08/2019 19:19

    Po sepse parlamenti yne përbëhet nga mentalitet patriarkal ku dhe gratë janë burra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale