E kapen me armë zjarri poshtë sediljes teksa po udhëtonte me makinë, në pranga 42-vjeçari në Shkodër

Arma e zjarrit e gjetur poshtë sediljes dhe 7 fishekë

SHKODËR- Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtje pa leje, policia ka intensifikuar kontrollet.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, policia ka gjetur në automjetin e 42-vjeçarit Gazmend Cekaj, poshtë sediljes së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Menjëherë policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, si dhe një krehër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Salianji: Kërkoj që media të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës, është çështje sensitive