U lirua dy herë, durrsaku kapet për herë të tretë me kërkesë të Italisë për trafik kokaine

U lirua dy herë, durrsaku kapet për herë të tretë me kërkesë të Italisë për trafik kokaine

Foto ilustruese

DURRËS- Skënder Jusufi 67-vjeç është arrestuar për herë të tretë nga policia, këtë herë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi ishte në kërkim prej disa kohësh nga drejtësia e vendit fqinj për trafik kokaine dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Jusufi pas arrestimit, sipas policisë pritet që të ekstradohet në Itali për t'u përballuar me akuzat e trafikimit të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.  Gjykata e Cagliarit me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale" parashikuar nga  Kodit Penal Italian.

Grupi në Itali drejtohej nga Ramazan Malo, ndërsa hetimi ka nisur prej 2016 për shpërndarje të drogës pranë shkollave dhe lokaleve të natës. Ky person, Skënder Jusufi 65-vjeç është arrestuar dhe liruar edhe dy herë të tjera. Fillimisht në 19 tetor të 2016 ai është arrestuar në Durrës pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge.

Por mister është fakti si është liruar nga qelia, pasi në 4 janar të vitit 2018 është arrestuar sërish për akuzën e trafikut, pasi gjykata e Apelit në Bari e kishte dënuar me 5.9 vite burg. Gjykata e Apelit Durrës, sipas njoftimit të policisë një vit më parë, ka bërë njohjen e vendimit të gjykatës Italiane. Ndërkohë që sot, ai është arrestuar sërish, këtë herë me qëllim ekstradimi në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete