E kishte kthyer shtëpinë në ‘fermë’ kanabisi, arrestohet 42-vjeçari në Fier! I gjenden në banesë drogë, fara kanabisi dhe armë

Lënda narkotike e sekuestruar

FIER- Një 42-vjeçar ka rënë në pranga të policisë për kultivim të lëndëve narkotike në Cakran. Në kuadër të operacionit ‘Vreshtas’ është arrestuar Muhamet Xhafaj, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Turizmi/A jeni të kënaqur me shërbimet dhe çmimet që gjeni në zonat turistike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Aksidenti me 10 viktima, Kurti: S’kemi njoftim zyrtar për detajet, Ministri i Brendshëm drejt Kroacisë