E kishte premtuar, boksieri Florian Marku zbulon datën se kur do ndeshet në ‘Air Albania’

E kishte premtuar, boksieri Florian Marku zbulon datën se kur do ndeshet në ‘Air Albania’

Boksieri shqiptar Florian Marku

E kishte dhënë si premtim dhe tani Florian Marku ka njoftuar edhe datën. Më 25 gusht do zhvillojë një ndeshje boksi në ‘Air Albania’, stadiumin kombëtar në Tiranë, por ende nuk ka bërë të ditur kundërshtarin me të cilin do ndeshet.

“Po kthehem për të gjithe ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht iu pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë.

Iu premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës,”- shkruan Marku në Facebook.

Florian Marku, 29 vjeç, është mbajtës i titullit në kategorinë IBF, ndërsa synon të fitojë edhe në federata të tjera.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un