E larguan nga puna si lavazhier dhe u zhduk nga shtëpia...'Pa Gjurmë' gjen pas 2 javësh 26-vjeçarin nga Fushë- Kruja

TIRANË- Ai u zhdukur pa lënë gjurmë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë- Krujë. Rasti u denoncua mbrëmjen e të premtes në emisionin ’’Pa Gjurmë’’ nga vëllai i tij, Gazmir Luka. Një lumë telefonatash që nuk pushuan edhe gjatë ritransmetimit ditën e shtunë zbuluan vendndodhjen e të riut. Ndërkohë disa telefonata e zhvendosim vendndodhjen e 26- vjeçarit në qytetin e Shkodrës.

Ai u gjet të shtunën në kushte jo të mira shëndetësore dhe u dorëzua nga qytetarët në rajonin e policisë. I riu, sipas rrëfimit të vëllait në studio, kishte probleme mendore të cilat ishin shtuar më shumë gjatë dy javëve të fundit, pas largimit nga puna si lavazhier.

"Ju faleminderit shumë. Vëllanë e gjeta në Fushë- Krujë. Është në spital dhe doktorët na kanë thënë se do bëhet mirë. Falenderoj të gjithë ju që na ndihmuat", tha vëllai në studion e "Pa Gjurmë" në Report Tv.

Aktualisht, ai gjendet në spital për të marrë trajtimin mjekësor, nënë shoqërinë e familjarëve të cilët njoftuan për gjetjen e tij stafin e emisionit. Me ndihmën e qytetarëve u arrit në gjurmët e 26-vjecarit, pas përpjekjeve të vazhdueshme që kishin bërë familjarët në kërkim të tij. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin