Elbasan- E liroi gjykata duke e mbyllur në 'arrest shtëpie', Beko arrestohet sërish

Elbasan- E liroi gjykata duke e mbyllur në 'arrest shtëpie', Beko arrestohet sërish

ELBASAN- Vetëm 7 ditë pasi është liruar nga gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli, Thanas Beko, i akuzuar për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, është arrestuar sërish. Beko një javë më parë u la me masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata e Elbasanit, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Vyshka është dhunuar dhe më pas Beko e Erist Selami e kanë detyruar që së bashku me ta të pijë dhjetëra birra dhe një sasi kokaine. Sipas të dhënave që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja.com” gjykata kishte urdhëruar që Beko të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Por ndryshe nga sa kishte urdhëruar gjykata, ditën e sotme ai është parë në ambjentet e karburant “Krasniqi” që ndodhet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Beko ishte larguar nga shtëpia ku duhet të qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi” dhe është parë pikërisht në ambjentet e karburantit ka vodhi dhe më pas mbajti për disa orë peng, taksistin Andi Vyshka. Momentalisht Thanas Beko është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale të “Largimit të personit nga vendi i caktuar nga gjykata”. Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se prokuroria e Elbasanit do kërkojë në gjykatë në ditët në vijim, ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për Thanas Beko. Pamjet filmike dhe dëshmia e taksistit Andi Vyshka tregojnë qartë se ky i fundit është dhunuar dhe më pas vjedhur nga Thanas Beko dhe bashkëpuntori i tij në këtë krim Erist Selami. Pavarësisht se prokuroria e Elbasanit kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi të mos mbyllë në qeli dy personat e dyshuar duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”. Tashmë kjo ccështje është bërë objekt i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pasi një kopje e kësaj dosje është tërhequr nga gjykata e Elbasanit për vlerësim.

Si më detyruan të pija birra dhe drogë
Duke ju referuar vendimit të gjykartës “Shqiptarja.com” mëson se ngjarja ka ndodhur në datën 5 shtator 2019, ku Andi Vyshka kërkonte ndihmën e policisë në fshatin Katund i Ri, Elbasan, te Karburant “Krasniqi”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Në dëshminë e tij Vyshka ka rëfyer se më datën 4 shtator 2019 rreth orës 19.00 një kliente që quhet Majlinda Gjeli i kërkon ta çojë në vendin e quajtur Kusarth ku ajo punonte. U nis me atë dhe në rrugën e Meturgjisë ajo i thotë që qëndro të të qeras me një kafe te karburant “Krasniqi”. U ulëm te bari të dy. Dhe ajo porositi 2 birra. Kallëzuesi nuk pranoi të pinte birrë pasi nuk pi kur është në punë dhe porositi një kafe. Ai piu kafe kurse ajo pasi piu 2 birra porositi edhe birra të tjera. Faturën e pagoi ajo dhe në dijeninë e tij fatura shkoi rreth 2000 lekë të rinj. Pasi piu birrat Majlinda u nisën që të largoheshim të dy me makinë. Kur u fut në makinë konstatoi se i mungonte celulari pasi e kishte lënë në karikim, dikush e kishte marrë pasi e kishte lënë hapur makinën. U kthye të pyeste te lokali kurse Majlinda u nis në këmbë drejt punës së saj,pasi ishte afër nga aty. Te lokali ndodheshin Thanas Beko dhe Erist Skilja dhe 2 kamerierët e lokalit karburant “Krasniqi” dhe punëtori i karburantit.

I drejtohet, pyet Thanasin se ku është telefoni i tij, pasi ai është si përgjegjës aty. Ai i thotë që e ka ai telefonin dhe ia jep telefonin dhe i thotë që ke 30 mijë lek të vjetra për të paguar nga porositë me klienten. Por Vyshka i thotë që do ti paguaj nëse nuk i ka paguar klientja e tij, Majlinda. Thërret kamerierin dhe nxjerr kuletën për të paguar. Në këtë moment Thanasi dhe Eristi i marrin me forcë kuletën, e gjuajnë me grushta në fytyrë, me shkelma, me sende të forta që kishin në dorë, i grisin bluzën dhe i grisin xhepat e pantallonave. I marrin përsëri telefonin dhe i thanë të dy “...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...”-i kanë thënë dy personat e mësipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02”30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta persona. Në orën 02:30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë “...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...”.

Ai sqaron se kishte me vete një shumë prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lekë të rinj. Eurot ishin prerje 50 –she një prerje 200 dhe një prerje 100. Me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e vajzës e cila studion në Universitetin Europian të Tiranës. U krye kqyrja fizike e kallëzuesit ku konstatohet pranë xhepit të majtë të xhinseve një shqyerje e tyre në mënyrë vertikale si dhe në pjesën e fytyrës, poshtë syrit të djathtë dhe të majtë fryrje, hematomë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve