E martuar prej 6 vitesh me një vendas, gjykata në Austri kërkon dëbimin e shqiptares: Shtëpia ku jeton çifti me vajzën e tyre 6-vjeçare është e vogël

E martuar prej 6 vitesh me një vendas, gjykata në Austri kërkon dëbimin e shqiptares: Shtëpia ku jeton çifti me vajzën e tyre 6-vjeçare është e vogël

Familja e Elona D.

Kemi dëgjuar shpesh të dëbohen shqiptarë nga vende evropiane, por dëbim për shkak të madhësisë së shtëpisë nuk është dëgjuar më parë!

Në këtë mënyrë i është mohuar qëndrimi në Austri, shqiptares nga Kosova Leona D. (të gjithë emrat u ndryshuan për shkaqe anonimati), e cila prej 6 vitesh është e martuar me Max D. nga Vjena dhe kanë një vajzë 6-vjeçare, Eman.

Sipas Gjykatës, nëse Max D., dëshiron të qëndrojë me gruan dhe vajzën e tij, duhet të largohet nga vendi pasi, 73.88 metrat katrorë të shtëpisë ku jetojnë janë shumë pak.

Të ardhurat e familjes janë gjithashtu të ulëta sipas argumenteve të gjykatës, pasi 25-vjeçari, Max.D është një drejtues i një makine ndërtimi dhe paguhet 1.800 euro neto, 14 herë në vit, ndërsa banesa ku jeton me familjen, është e babit të tij.

Leona tha se nuk dështon të largohet nga Vjena dhe se vajza e saj është e përshtatur shumë mirë.

“Ajo shkon në kopsht këtu, flet një gjermanisht perfekte. Unë kam bërë miq dhe gjithashtu punoj dhe do të doja të kaloja pjesën tjetër të jetës time në Austri,” tha 23-vjeçarja, Leona D.

Por Gjykata administrative i mohoi gruas lejen e qëndrimit.

“Ne jetojmë në një apartament që i përket vjehrrit tim. Ai është i lumtur që na e lë – por me 73.88 metra katrorë janë shumë pak dhe burri im fiton shumë pak”, shprehet ajo.

Avokati i familjes ka sqaruar për median: Meqenëse fëmija është një shtetase austriak, nëna nuk mund të deportohet, që do të thotë se vajza, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhej të largohej nga vendi. Por nuk mbaron këtu…Për t’u bashkuar me familjen e tij, edhe Max D., do të duhet të shkojë në Kosovë për të mbajtur dhe ruajtur martesën e tij.

Në anën tjetër, artikulli i postuar në faqen e Facebook-ut të portalit heute.at, ka marrë komente të shumta, përcjell albinfo.at. Shumica e komentuesve deklarohen të habitur me këtë vendim. Por siç shkruajnë ata, banesa prej 73 metrave katrorë dhe të ardhurat prej 1.800 euro neto, janë të mjaftueshme për një familje treanëtarëshe. Edhe pse shumica ndiejnë keqardhje për rastin, ata shkruajnë se mund të jenë arsye të tjera shtesë që kanë bërë që autoritetet austriake të marrin këtë vendim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman