E mbështjellë me flamurin kuqezi, i jepet lamtumira Nexhmije Hoxhës! Djali i vogël e braktis në varrim (FOTO+VIDEO)

TIRANË- Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha , që u nda nga jeta mesditën e 26 shkurtit, u përcoll këtë të enjte në varrezat e Sharrës pranë vendit të bashkëshortit të saj. Përmes një ceremonie private të organizuar nga familja Hoxha, u largua nga kjo jetë e përcjellë në mënyrë modeste.

Një degë e familjes së saj, të birit Sokolit me bashkëshorten Liljanën, për shkak të përçarjes dhe konflikteve familjare mungonte, e jo vetëm përgjatë homazheve, por edhe në përcjelljen për në banesën e fundit.

Ndërkohë ishin të pranishëm djali i saj Iliri me bashkëshorten Teuta, vajza Pranvera dhe fëmijët e tyre. Në këto homazhe, mungoi pjesëmarrja e personaliteteve të njohura publike, ndërkohë që e veja e diktatorit Enver Hoxha u përcoll dhe u nderua nga një grup shoqatash të nostalgjikëve të veprës së Enver Hoxhës dhe diktaturës komuniste. Në mungesë edhe të shumë pasardhësve të anëtarëve të byrosë politike të diktaturës, Nexhmije Hoxha u përcoll në varrezat e Sharrës si besnike e bindjeve të saj dhe rolit që pati në shoqërinë komuniste, e cilësuar si “shoqja Nexhmije Hoxha”

Nexhmije Hoxha, në 30 vjet pas rënies së komunizmit nuk luajti asnjë rol në jetën politike të vendit. Jeta e saj vazhdoi mes spektakleve të nostalgjikëve të regjimit komunist, mbështetësve të tyre, një burgu 5-vjeçar që bëri për korrupsion në vitin 1994, dhe largimit nga Vila në  Bllokun e udhëheqësve të diktaturës, ndërsa e dha frymën fundit në një banesë të Laprakës, që ka qenë kazermë ushtrie. Nexhmije Hoxha nuk u shpreh asnjëherë e penduar për krimet e kryera gjatë diktaturës nga Enver Hoxha.

Nexhmije Xhuglini Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, ndërsa prindërit e saj ishin me origjinë nga Dibra.

Familja e saj në  vitin 1928, u shpërngul në Tiranë. Aty, ajo pasi kreu Institutin Femëror Pedagogjik, u përfshi edhe në organizatën e  Rinisë Fashiste, por gjatë viteve ‘41-‘44 ndryshon bindjet e saj dhe u hodh ne ilegalitet së bashku me vëllanë e saj, ku gjatë veprimtarisë së saj u njoh dhe bashkëpunoi me Enver Hoxhën, njohje që në vitin 1945, pas çlirimit të vendit, u kurorëzua me martesë.

Ajo ishte një nga bashkëpunëtoret më besnike të bashkëshortit të saj, dhe shpeshherë edhe mbështetëse e luftës së klasave apo ndëshkimeve e dënimeve të kolegëve të saj.

Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e Enver Hoxhës që për shumë kohë ishte drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të Partisë së punës së Shqipërisë dhe drejtuese e censore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit qendrore Partisë  së Punës, pavarësisht vlerësimeve dhe titujve që mori gjatë sistemit diktatorial u përcoll në banesën e fundit, nga një grup I vogël njerëzish që kishin vendosur ta respektonin deri në fund të jetës së saj. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shkollat mbyllur nga koronavirusi/ A po funksionon mësimi online?

Komento

Komente

  • Arber: 27/02/2020 18:57

    ..atyre qe ju kane pi gjakun t'iu vij turp qe spaten kurajon Minimumi ti peshtyjne para se te vdisnin! Tashi si te pa ftyre thone mire qe vdiq plera. Me plere jeni ju qe nuk reagoni Ne kohe ndaj padrejtesive qe u jane bere, se sa nexhmija me enverin bashke me salen e ramen etj..

    Përgjigju
  • life: 27/02/2020 18:45

    kam nje pytje te sinqert dhe po te doj mund te me ndihmoni me pergjigje:flamuri mbi arkivol esht me yll komunisti apo pa yll ballisti ose i sotem,n,q,se esht pa yll ata e kan hedhur posht dashje padashje komunizmin

    Përgjigju
  • xhim belushi: 27/02/2020 17:20

    modeste dhe te trishte do e kene edhe farat e tjera te ketij llumi...

    Përgjigju
  • Turp: 27/02/2020 15:24

    Kush e kishte lindur djalin e vogel te Nexhmijes (P) i te shoqes. Qe nuk mori pjese ne varrim .po nji budall ka pas per ti lind edhe asajt.Rrespekte per Rrezarten.

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 27/02/2020 14:33

    Nder i madh shoqja Nexhmuje kur Flamuri Kombetar mbeshtje arkivolin tend.Do mbetesh e gjall ne kujtesen e cdo komunisti e cdo shqiptari

    Përgjigju
    • Autokton: 27/02/2020 16:28

      Te marrte me vete ishallah..