E moshuara lëshon 'bombën' në ‘Pa Gjurmë’, zbulon përdhunuesin e vajzës dhe flet për djalin që erdhi në jetë: Hasmi im ishte babai i nipit

Një 76-vjeçare hedh ‘bombën’ në ‘Pa Gjurmë’ rrëfen dramën e jetës, që kalon kufijtë e imagjinatës. Pas shumë vitesh, e moshuara zbulon përdhunuesin e vajzës dhe ardhjen në jetë të një djali, që sot është 20 vjeç. 76-vjeçarja Shkëndije Buzali nga Mamurrasi, e ftuar në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV jeton në kushte ekstreme, në një shtëpi me qira në Kombinat, me një djalë të sëmurë dhe vajzën invalide.

Konfliktet me njerëzit e bashkëshortit e detyruan të moshuarën të linte Mamurrasin 10 vite më parë, duke bërë edhe jetën e një endacake. E moshuara shkon më tej në rrëfimin e saj, kur thotë se pas vdekjes së bashkëshortit një person hyri në banesë duke i përdhunuar vajzën 28-vjeçare, e më pas tentoi të njëjtën gjë edhe mbi të. Nga ky përdhunim erdhi në jetë një djalë, që sot është 20 vjeç.  

"Kanë abuzuar me vajzën seksualisht 28 vjeç. Një person hyri në shtëpinë tonë dhe abuzoi seksualisht mbi, madje tentoi edhe mbi mua. Nga ky përdhunim vajza mbeti shtatzënë. Pas dy muajsh kuptuam që ajo priste një fëmijë. Vajza e mbajti fëmijën derisa nipi erdhi në jetë në vitin 2002. E mbajta 4 muaj në shtëpi dhe më pas e dorëzova në shtëpinë e fëmijës. Vajzën e dërgova në një shoqatë, ndërsa vetë mbeta mes katër rrugëve. Fëmija u rrit, por mua nuk më pranuan më ta shihja. Ma fshihnin fëmijën, derisa ma rikthyen sërish mua. Ai qëndroi deri në moshën 18-vjeçare në jetimore dhe më pas erdhi tek ne. Unë nuk e lashë kurrë që ta birësonin. Sot djali ka kontakte me nënën dhe nuk e dimë nëse është vënë në kontakt me babanë biologjik. Ai jeton më vete. Unë jetoj me djalin dhe vajzën time këtu në Tiranë. Ne duam të kontaktojmë, por ai nuk dëshiron", rrëfen e moshuara

Pas konflikteve dhe ngjarjeve të mëdha që ndodhën në qytetin e vogël të Mamurrasit, 76-vjeçarja prej katër vitesh bëri një jetë si endacake, ndërsa pasi vajza lindi djalin e dërgoi në një shoqatë për gratë e dhunuara. Sot janë zhvendosur në Kombinat të Tiranës prej 10 vitesh.

"Mblidhja kanaçe ditën dhe natën flija ferrave, për 4 vite. Kjo ka qenë jeta që kam bërë. Pas kësaj ngjarje djali më kaloi në depresion, e vuajti shumë këtë histori. Vendosa të ikja nga Mamurrasi për të jetuar në Tiranë. Ne u bëmë endacakë. Në Kombinat gjithashtu mbaja frymën gjallë duke mbledhur kanaçe. Sot vajzën e kam në karrige me rrota. Ajo shpesh është bërë pre e dhunës së rrugës nga shumë adoleshentë. Vajzën ma hodhën në kazan, i thyen dorën, një grup fëmijësh nga Sharra dhe Kombinati. Më vonë munda të gjeja një shtëpi me qira".

E braktisur nga të gjithë, madje edhe nga vëllezërit e saj 76-vjeçrja rrëqeth me këtë histori, që e ka zanafillën nga konfliktet e hershme me familjen e burrit dhe vetë atë, kur tregon se edhe pse ai e la 6 vite pas martesës ajo e mbajti me zor.

"Jetë e zezë. Vitet e jetës sime i kam kaluar të trishtuara. Kunetërit e mi nuk ishin kurrë dakord, që unë të isha gruaja e vëllait të tyre. Ata nuk e donin as burrin tim. Kur nuk donin të vëllanë, as mua nuk do më donin. Pas 6 vitesh ai u divorcua me mua. Katër fëmijë solla në jetë. Unë e mbajta me zor. Punoja vetë dhe mbaja fëmijët. Ai nuk ishte i përgjegjshëm. Ai më rrihte unë qeshja. E bëja për inat të kunatave. Ai ishte edhe në revani edhe në bakllava, një herë ishte me ne një herë më familjen e tij. 5 aksidente kam pësuar dhe nuk jam dorëzuar. Kam jetuar vetëm për fëmijët. Më kanë braktisur edhe vëllezërit e mi. Pasi unë nuk i pyeta kurrë për burrin që mora", përfundon rrëfimin e saj, për dramën e jetës kjo 76-vjeçare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet