'E ndezim zjarrin me orar'...Dimër pa tym në oxhaqet e kuksianëve: Kursejmë se nuk ka lekë (VIDEO)

KUKËS - Dimri ka trokitur, por çmimi i lartë i druve ka bërë që oxhaqet në Kukës të mos nxjerrin tym. Kuksianët janë detyruar që të kursejnë drutë që përdorin për zjarr. Dimri bëhet edhe më i vështirë në qytetin maltor të veriut ku dhe temperaturat ulen ndjeshëm.

Banorët shprehen se më vështirësi i kanë siguruar drutë për shkak të çmimit të lartë nga 3500 deri në 4500 lekë për kub. Sipas banorëve shpesh herë ata nuk marrin atë sasi për të cilën kanë paguar. 

“A e ke ndezur zjarrin? Me orar. Paradite nuk ngrohemi sepse kushton.

Me orar të shkurtuar sepse edhe drutë janë të shtrenjta. Më shumë me batanije.

Sabah dhe aksham sepse koha është e mirë.

Pak kursejmë sepse nuk ka lekë. Me kursime kalojmë. Ma shtrenjtë nuk ka ma.

Duhet me i kursyer drutë”, thanë banorët kuksianë.

Ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për kuksianët pasi energjia elektrike apo ngrohja me gaz ka një kosto akoma më të lartë çka nuk mund të përballohet nga ekonomia e tyre. Edhe në shkolla, kopshte e çerdhe përdoret ngrohja me dru.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/12/2019 10:43

    Kanë bere masakra të papara mjedisore duke shfarrosur pyje të tërë

    Përgjigju
  • Beni: 10/12/2019 22:54

    Per tu habit se shumica e tyne i kane djemt ne Angli?

    Përgjigju
  • Altruisti: 10/12/2019 15:00

    Shume mire me ne fund qe po kurseni sepse jeni mesuar keni 30 vjet qe gati 90 % e juaja nuk paguani energji elektrike, jeni ngroh si ju ka dashur qejfi edhe me dru edhe me energji, me e keqja qe leket per juve i kemi paguar neve te tjeret, mesohuni te vuani edhe juve se nuk eshte kaq kollaj sa jua mesoi Berisha ndyre demokracine...Se jo vetem energjine po as ujin as taksat e as sigurimet as tatimet asgje nuk paguani sot e gjithe diten juve, dini vetem te qaheni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht