Meta anulon 30 qershorin/ Ambasadorja e SHBA-ve 'zbarkon' në presidencë (VIDEO)

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në ambientet e presidencës dhe vjen në një kohë ku politika ka pasur zhvillime të rëndësishme ditëve të fundit, ku presidenti ka anuluar 30 qershorin, e nga ana tjetër kreu i ekzekutivit këmbëngulë që zgjedhjet nuk do të shtyhen. Më herët,  Moses- Ones u takua me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak orë pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve.

Ndërkohë po sot, në kuvend ka një mocion debati lidhur me këtë dekret, e ndërsa në orën 17:00, Meta ka njoftuar një tjetër dalje të jashtëzakonshme për mediat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudi: 13/06/2019 12:27

    Duhet te na thoji sot ne oren 17:00 ne koference.z.President a e kalon dot oqeanin? Po apo jo

    Përgjigju
    • Transatlantik: 13/06/2019 14:26

      Ai mbase jo po femijet e vet me pare plot po

  • Eri: 13/06/2019 11:13

    Per mua ai nuk esht me president ai po sillet si kryetar i opozites ka len te gjitha e po perpiqet te mos i hiki partia se po u shkarkua nga president mbeten dhe pa kolltuqe e luli ku eshte fshehur kush ja ka mbledhur qe spo cirret

    Përgjigju
  • Ehhhh: 13/06/2019 10:54

    Te dinim per te mencur o like, si dole keshtu kaq hapur kundra zgjedhjeve. Me duket te mori dhe ty sala me qafe. Po ai shpeton nga burgu se u plak po ti je dhe i ri.

    Përgjigju
    • Ehhhh: 13/06/2019 15:18

      Me ty jam nuk futet politikan ne burg. Po thash mbase jan prishur keq ne biznese dhe nisin fusin njeri tjetrin ne burg. Se per te share njeri tjetrin e kan si buk me djath.

    • TONI TIRANE: 13/06/2019 13:41

      @alb KA TE DREJTE nuk mund te fusin ne burg as Meten as Fallxhoren sepse provat i kane zhdukur dhe ska prova per ta. Nese do te kishte mund te vijne nga te huajt.

    • kurre mos thuaj kurre: 13/06/2019 11:58

      nastradini ne spital. e pyesin cpate or hoxhe?duke ec afer shtepise ra ustai nga catia dhe me theu qafen!!!atij i thonin te tjeret kujdes se po re do thyesh qafen por ne kete rast ai ra ne te bute!! qafen time e theu.

    • Alb: 13/06/2019 11:43

      Mos ushqeni Kot iluzione se Meta do hyje ne burg???? Kush do e fuse??? Te korruptuarit??? Keto Jane thjesht per Konsum te brendshem.... Ne 30 vite 'demokraci' Ke zyrtar, deutet, kryeminister, president, kryetar bashkie, gjykates, prokuror etj Ke parre mbas hekurave??? Asnje.... Dhe vjedhjet, vrasjet, korrupsioni dhe destabilizimi I shqiperise nuk ka qene I pakte

  • WTF: 13/06/2019 10:05

    Po i komunikon qe familja Meta eshte futur ne listen e zeze te SHBA pasi Meta preku zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët