E njëjta situatë edhe sot në kufi, shqiptarët e ardhur pa autorizim nga Greqia kalojnë natën në të ftohtë në tokën neutrale! Ndezin zjarr për t'u ngrohur

Vijon të përsëritet situata në pikën kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës me shqiptarët që lënë Greqinë për t'u kthyer në atdhe, edhe pse nuk kanë një autorizim nga konsullatat shqiptare në vendet ku ata janë. 

Sot në pikën doganorë të Kakavijës, në tokën neutrale kanë kaluar natën 33 shqiptarë, të cilëve nuk janë lejuar hyrja në territorin shqiptar. Shkak është pikërisht mungesa e këtij autorizimi, që konsullata e lëshon vetëm për ata shqiptarë të cilët nuk mund të qëndrojnë dot në Greqi, dhe kanë arsye të forta për t'u kthyer në atdhe. Për shkak të temperaturave të ulëta ato janë detyruar që të ndezin një zjarr për t'u ngrohur.

Emigrantet vijojnë të qëndrojnë në pritje të një përgjigjeje nga instancat përkatëse nëse do iu lejohet ose jo hyrja në Shqipëri. Në fakt përgjigjja është e qartë dhe e prerë, e ritheksuar disa herë edhe nga kryeministri Edi Rama. Asnjë shqiptar që ka mundësi për të qëndruar në Greqi, siç janë ata që jetojnë atje dhe kanë nënshtetësi greke, nuk do të lejohet të hyjnë. Ndërsa ndaj atyre që u tejkalojnë afatet e qëndrimit, nuk do të ketë asnjë penalizim.

I tillë është edhe një shqiptar me nënshtetësi greke por që për 4 ditë i skadon pasaporta. Këtë fakt e tregon vëllai i tij që po e pret në anën tjetër të kufirit në Kapshticë. Ai tregon për mikrofonin e Report TV se natën e kanë kaluar në një furgon të prishur, sa për t'u ruajtur nga shiu.

"Po presim vëllain e kanë bllokuar në doganën shqiptare, i kanë lënë gjithë natën në dëborë jashtë, as bukë asgjë. përballë i kemi, jashtë janë. Vëllai është me dokumente greke po ka familjen në Shqipëri, ka ardhur tek familja. I mbaron edhe pasaporta pas 3-4 ditësh. I kanë thënë që nuk i lejojnë se kanë mbyllur doganën. Nuk e di nëse ka leje nga konsullata, nga policia greke me ardhur deri në doganë ka. Konsullatën e marrin në telefon tek ato numrat, por nuk e marrin. As për t'u kthyer pas nuk i lejojnë. Se e ka pasaportën që i skadon për 3 ditë. Mbas orës 12:00 të natës që kam folur unë me të i kanë futur në një furgon të prishur, sa për të mos i rënë bora në kokë", tha qytetari.

Kjo situatë përsëritet për shkak edhe të precedentëve të krijuar. Shqiptarë të shumtë pas pritjes më shumë se 1 ditë në tokën neutrale, siç ndodhi dje në Kakavijë, u lejuan të futen në tokën shqiptare, duke marrë parasysh moshën e tyre, të moshuar apo edhe fëmijë. Ndërkohë shumë të tjerë u kthyen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
33 emigrantë të bllokuar prej disa orë në Kakavijë, ndezin zjarr për t'u ngrohur: Po ngrimë së ftohti, s'kthehemi dot në Greqi (VIDEO)

33 emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kakavijë, pasi nuk lejohen të futen në Shqipëri. Një nga emigrantët shqiptar bën me dije për Report Tv se situata është e rënduar. Nuk ka energji elektrike dhe temperaturat janë shumë të ulëta çka ka detyruar ata të ndezin një zjarr. Ato thonë se janë pa rrugëzgjidhje sepse në Shqipëri nuk lejohen të hyjnë e ndërsa nuk mund të kthehen në Greqi se u mbaron leja për të qëndruar.

Ora 15:03
Tentuan të kalonin kufirin me këmbë, arrestohen 6 shqiptarë, 37 të bllokuar në Kakavijë

Ditën e sotme ka patur një dyndje të shqiptarëve në Kakavijë. Së fundmi në pikën kufitare ka mbërritur një autobus me 30 qytetarë nga Athina, të cilët dëshirojnë të futen në Shqipëri.

Mirëpo autoritetet e policisë kufitare konfirmojnë për Report Tv se askush prej të ardhurve tani nuk do t'u mundësohet hyrja pa patur një arsye të fortë apo aprovim paraprak nga Ambasada në Athinë apo përfaqesitë konsullore shqiptare në Janine dhe Selanik. Kjo pasi përveç atyre që kanë arsye të fortë për t'u kthyer ka edhe shtetas të tjerë të cilët janë rezidentë në Greqi dhe duan të kthehen për të kaluar karantinën në Shqipëri.

Një prej qytetarëve që kaloi kufirin u shpreh: " Nuk qëndruam fare se kemi marrë leje nga ambasada në Greqi dhe nga ministria këtu. Aplikuam përmes emailit në Athinë dhe në u përgjigjen menjëherë sepse kam vajzën që i bëj terapinë në Greqi. Tani na tha doktorri se nuk e mar më përsipër dhe u detyruam të kthehemi."

Sakaq nga mëngjesi i sotëm shtatë persona kanë qenë në tokën neutrale në pritje për të hyrë. Para disa orësh janë kthyer mbrapsht 20 veta drejt Greqisë, të gjithë me dy nënshtetësi.

Në tentativë për të hyrë disa prej tyre kanë zgjedhur më pas që ta provojnë në rrugë toksore, por gjashtë shqiptarët janë kapur nga FRONTEX dhe policia kufitare të cilat i proçeduan me gjobë dhe u lanë të vetëkartinohen.

Në total aktualisht janë 37 persona në Kakavijë në pritje për të kaluar në territorin shqiptar.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 05/04/2020 09:18

    E keqa eshte se edhe nje te jet i infektuar nga ata, do infektohen edhe 32 te tjera. Po e la tani qeveria te kalojn atehere rezikojm te kalojn 33 persona te infektuar, qe do thot 33 familje. Pastaj ata po infektuan familjen e tyreve Le te themi qe jan 4 veta secili familje flasim per 130 veta te infektuar, edhe ata me radhen do te infektojn njerzit te tjera. Mos I lejoni te futen. Ose I lejoni por I kontrolloni me test para se te futen

    Përgjigju
  • Vloraaa: 05/04/2020 00:51

    Asnje tolerim ... na vjen keq vellezer po nqs greqia ka spitale moderne dhe shume spitale ne qe jemi ketu jemi te rezikuar... ju lutem mirkuptim kthehuni dhe rini ne shtepi se na cat trapin ... boll meeeee.... nuk mund te ifektohet gjithe shqiperia per tekat tuaja.... na keni car trapin

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/04/2020 23:34

    Keto jane plera dhe te pa skrupullt,per te mos thene qe dikush i shtyn per te krijuar konfuzion ne kete situate shumë te veshtire qe po kalon vendi dhe shteti ti karantinoje me detyrim dhe jo ti lejoje te shkojne ne shtepite e tyre dhe te shikojme se do vazhdojne te vijne te tjere. Sherbimet ti kryejne vete nga xhepi i tyre,si ne karantine me detyra te ndara dhe larg qendrave te banuara....

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 04/04/2020 23:17

    Keta shqiptaret e greqis kan mare pashaporten dhe vine ne londer dhe sillen me greke se greket. Pike nacionalizmi se kan.ne kemi mbi 22 vjet ketu dhe se kemi mohuar vendin tone. Kam punuar me ca nga ta. Legena njerez. E mohojne vendin e tyre. Kurse jam takuar me ca dropullit me restorantin qe kam punuar dhe ata ishin me shqiptar se keta barbonat.

    Përgjigju
  • Jona: 04/04/2020 23:11

    Po si nuk zuri mend kurr ky popull more aman.E drejt apo e padrejte kur shteti thote qe nuk ju lejoj te hyni nuk kuptoj pse niseni?Si nuk zbatuat kurr nje ligj po gjithmon ne koken tuaj.Sa me shum shteti terhiqet aq me shum nga keto injorant do ket prandaj nuk duhet asnje hap prapa nga shteti por vetem zbatim rregulli.Cdokush te qendroj ku eshte dhe mos te sjell virusin ne Shqiperi

    Përgjigju
    • Vlora: 05/04/2020 00:53

      O file Joni.... po ka shtet.. ku eshte par ?? Danimark - gjermani ... burri ne gjermani gruaja ne danimarke ne kufin e mbyllur ... i ndante nje tra i lodhur dhe skishtevshance ta prekte njeri trarin e kufirit me dor ... as nje polic nuk kishte ... file updata .... skaaaaa ... ligji i luftes eshte i rrepte ...

    • Joni: 04/04/2020 23:48

      Cfare thua, Ku eshte pare te refuzohen shtetasit te shkojne ne vendin e tyre! Ku ka mbyllje kufiri per shtetasit e vete???

  • Rahman Gashi: 04/04/2020 23:11

    Andej te rrin. Kam qene 2 here me pushime ne Rodos. Kete shqiptaret e greqizuar jan me raciste se greket. Kam ndenje ne nje hotel Rodos dhe nga 15 Shqiptar vetem nje shkodran burre plak me ka folur shqip.shqiptaret flisnin vetem greqisht me njeri tjetrin. Ky plaku nga shkodra me tha se ne greqi 90 per qind e shqiptareve nuk flasi shqip

    Përgjigju
    • Hahaha: 05/04/2020 00:57

      Po e’vertet eshte ajo qe thua...histori greke me shekuj

  • Kafsha: 04/04/2020 15:07

    Jorgjete të rrinë ne atdheun e tyre ne Jorgjëri dhe të mos vine ketej të na semurine. Përse udhetojne?

    Përgjigju
  • Ergys: 04/04/2020 13:05

    Po tia fusin malit se skan zgjidhje tjeter... Veshtire eshte por dhe trrine gjithe kohes jashte nuk ia vlen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan