E pabesueshme, autoritetet shëndetësore ndërpresin klasiken Brazil-Argjentinë

Skena surreale janë parë në klasiken e futbollit amerikano jugor Brazil-Argjentinë. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022 zgjati vetëm 5 minuta. Autoritetet shëndetësore zbritën në fushë duke kërkuar që futbollistë të Argjentinës të largohen nga fusha pasi nuk kanë respektuar rregullat e Covid-19.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dhe skena që nuk ishin parë. Bëhet fjalë për 4 futbollistë të Argjentinës që luajnë në Angli shtet që është në zonën e kuqe nga Brazili sa i përket koronavirusit. Këta lojtarë sipas autoriteteve shëndetësore nuk duhej të ishin në fushë por duhej të izoloheshin për 14 ditë.

Edhe më herët pa filluar ndeshja autoritetet shëndetësore kishin shkuar në hotel që të dëbonin nga Brazili këta 4 futbollistë, por edhe pas kaosit të krijuar, futbollistët hipën në autobus dhe shkuan në stadium. Më pas kur ndeshja kishte filluar, autoritetet shëndetësore u futën në fushë dhe kërkonin largimin e futbollistëve. Pas minutash kaosi, Argjentina u tërhoq nga ndeshja.

Bëhët fjalë për futbollistët Martinez, Lo Celso e Romero që ishin titullar në fushë dhe Boundia në pankinë që luajnë në Angli. Cobmebol federata që menaxhon futbollin në Amerikën e Jugut thotë se me vendim të arbitrit ndeshja Brazil-Argjentinë pezullohet.

Vendimin se çfarë do të ndodhë me këtë ndeshje do ta marrë FIFA pasi është sfide për kualifikueset e Botërorit 2022. Fifa do vendosë në bazë të raportit të arbitrit dhe delegatit të ndeshjes./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët