E para shqiptare që zgjidhet kryetare në një bashki në New Jersey të SHBA, Begaj uron Violetta Berishën: Model frymëzimi dhe krenarie

E para shqiptare që zgjidhet kryetare në një bashki në New Jersey të SHBA, Begaj uron Violetta Berishën: Model frymëzimi dhe krenarie

Violetta Berisha gjatë betimit si kryebashkiake

Komuniteti shqiptar në Amerikën e Veriut ndodhet tashmë para një ngjarje historike, pasi për herë të parë në krye të bashkisë së Fairview në shtetin New Jersey, është zgjedhur një grua shqiptare, Violetta Berisha.

Për këtë arritje ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj i cili uroi Violetta Berishën dhe e cilësoi suksesin e saj si një model frymëzimi dhe krenarie.

Lajmin për këtë arritje e ka bërë me dije ambasada e Shqipërisë në SHBA, ku shkruhet se zgjedhja e Violetta Berishës në krye të një bashkie të një shteti të Amerikës, është moment historik për komunitetin shqiptar.

"Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta  Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj.  Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”- thuhet në postimin e ambasadës shqiptare në SHBA.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2024 02:36

    Konstantina Lukes,amerikane me prinder shqiptare ka qene majore e Worcester.Ma nga 2007-2009,Donna Colorio,shqiptaro-italiane-amerikane,eshte keshilltare ne bashki,po keshtu dhe Etel Haxhiaj,nje tjeter shqiptare e suksesshme,pjese e stafit bashkiak.Znj.Berisha nuk eshte e vetmja.

    Përgjigju
  • Erin: 05/01/2024 19:49

    Bravo, por mbiemri do i krijoje pak “probleme “, sepse ky mbiemer eshte shnderuar nga nje komunist, hajdut e vrases!

    Përgjigju
    • Mara: 06/01/2024 16:49

      Violeta ska lidhje me Vicidolin Ajo eshte nga shqipetaret e Malit te Zi

  • Scutari: 05/01/2024 17:32

    Nëse është edhe kjo nga Viçidoli e mori lumi atë vend!

    Përgjigju
  • Or tej: 05/01/2024 17:26

    Nuk shkulen Berishajt nga poltroni kaq lehte or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur