E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti

Shumë fëmijë kanë frikë nga bluzat e bardha. Por ky nuk është rasti i fëmijëve të fshatit Nuaj në Malësinë e Krujës.

Ata janë të detyruar të bëjnë mësim çdo ditë në ambientet e qendrës shëndetësore pasi shkollën ua shembi tërmeti.

Gazetari Julian Shotaj raporton se kati i parë i kësaj godine është përshtatur proivizorisht si shkollë për nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Nuaj. Ndërsa kati i dytë shërben si qendër shëndetësore.

Ky vendim aspak normal është ndërmarrë nga Bashkia e Krujës! Në pamundësi të gjetjes së një ambienti të përshtatshëm, mësimi zhvillohet me turne pikërisht në të njëjtin vend ku vizitohen njerëzit e sëmurë.

Report Tv intervistoi drejtorin e Kujdesit Shëndetësor të Krujës, Redion Rroshi, i cili ka miratuar kërkesën e bashkisë për të futur nxënësit në qendrën shëndetësore të Cudhit.

"Ndër shkollat e shembura është edhe ajo e Cudhit dhe e vetmja mundësi dhe rrugë për t'u zhvilluar mësimi duke qenë se qendra shëndetësore ka hapësirën e mjaftueshme për t'ia mundësuar një kat të ndërtesës shkollës. Kemi menduar për t'ia ofruar si kat shërbimit të mësimit, duke parë si të pamundur mundësinë për zhvillimin e mësimit pasi jemi konsultuar me zyrën arsimore dhe me strukturat e tjera të pushtetit vendor, për pamundësi për t'u zhvilluar mësim online në Cudhi, sepse është terreni është shumë i vështirë. E vetmja mënyrë ishte që të zhvillonin mësimin në qendrën shëndetësore", thotë Rroshi.

I mohon rrezikun që mund tu kanoset fëmijëve nga Covid-19 apo viroza të tjera.

"Nxënësit e shkollës me maskë, personeli me maskë dhe normalisht nën monitorimin e personelit shëndetësor sikurse në çdo shkollë tjetër", deklaroi Rroshi.

Prindërit, jashtë kamerës thanë se ky është opsioni i vetëm për të shkolluar fëmijët, pasi në këtë zonë mungon interneti dhe nuk zhvillohet as mësim online.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, ndërtoi pa leje tek 'Syri i Kaltër', vihet në pranga 33-vjeçari

Sarandë, ndërtoi pa leje tek 'Syri i Kaltër', vihet në pranga 33-vjeçari