E përplas makina në qendër të Korçës teksa lëvizte me biçikletë, vdes në spital 61-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen në qendër të qytetit të Korçës. Ka qenë një automjet tip "Reno" me targa AA 981 OI dhe drejtues E.B, që ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të shuma në trup.  

I lënduar rëndë nga aksidenti mbeti Sotiraq Meraj, 61-vjeç. Ai u transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, por dy orë pas aksidentit humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. 

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti me pasoja fatale. 

Njoftimi i Policisë: 

Korçë

Informacion paraprak.

Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip "Reno" me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve