E plotë/ 36 gjobat e reja për shkeljen e Kodit Rrugor! Mund të gjobiteni deri në 500 USD dhe riktheni në autoshkollë për veprime që nuk janë ndëshkuar deri sot

E plotë/ 36 gjobat e reja për shkeljen e Kodit Rrugor! Mund të gjobiteni deri në 500 USD dhe riktheni në autoshkollë për veprime që nuk janë ndëshkuar deri sot

Foto ilustruese

Komisionet parlamentare po shqyrtojnë ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat pritet të miratohen në seancën ardhshme. Ndryshimet parashikojnë 36 masa të reja ndëshkimore dhe si ndryshimin e vlerës së gjobave aktuale për shkeljet në rrugë. Është zgjeruar masa e ndëshkimit për përsëritësit. Për herë të parë, kush është ka parkuar mjetin është tre herë brenda vitit do t’i zbriten pikë në patentë, ndërsa kush përsërit parakalimin e gabuar brenda vitit, përveç gjobës deri në 200 USD, do t’i pezullohet patenta për 1 muaj.

Nga ana tjetër, është hequr ndëshkimi me 30 ditë burg për ata që lëvizin me makinë pasi policia u ka hequr dokumentet e qarkullimit, por do ndëshkohen me gjobë nga 100-400 USD si dhe do t’u hiqet leja e drejtimit. Për herë të parë parashikon masa ndëshkimore me gjobë për ata që nuk denoncojnë humbjen e dokumenteve të qarkullimit dhe që mbajnë apo shpërndajnë materiale të autoshkollave për aftësimin e kursantëve.  Projektligji parashikonte edhe gjoba automatike nga 100-400 USD për ata që u ka mbarur siguracioni i mjetit mbi 30 ditë, por ky parashikim është rrëzuar nga Kuvendi.

Është shtuar bllokimi i mjetit për ata që lëvizin me makinë të regjistruar jashtë vendit pas kalimit të aftit 1-vjeçar nga formalitet doganore. Janë detajuar dhe ashpërsuar më tej ndëshkimet për tejkalimin e kufirit maksimal të shpejtësisë jashtë dhe brenda zonave të banuara, ku masat shkojnë deri në 500 USD gjobë, pezullim patente dhe heqje të pikëve në lejen e drejtimit, duke e çuar drejtuesin e mjetit drejt rikthimit në autoshkollë.

Masa edhe më të ashpra janë parashikuar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, të cilët do të përballen me një ndëshkim të shumëfishë, si gjobë mbi 600 USD, pezullim të patentës deri në dy vjet, procedim penal, heqje të pikëve në patentë dhe rikthim në autoshkollë. Janë ashpërsuar gjithashtu masat për ata që nuk respektojnë përparësinë nga a djathta dhe lëvizin pa kujdes në kryqëzime. Për herë të parë do gjobitet drejtuesi i mjetit nëse një pasagjer nuk ka vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ata përsërisin tre herë brenda vitit shkeljen e përdorimit të telefonit apo kufjeve, do t’u pezullohet patenta dhe zbriten pikët.

Të gjitha gjobat e reja dhe ndryshimi i gjobave në fuqi

1.            Kujt i ka humbur leja e qarkullimit dhe nuk e denoncon, 50-200 USD, ndalim mjetit.

2.            Qarkullimi me makinë të blinduar pa autorizim, gjobë 100-200 USD dhe konfiskim mjetit.

3.            Kushdo që drejton mjetet policisë, përveç patentës, duhet të ketë certifikatën profesionale policore, kush nuk e ka gjobë nga 5-100 USD.

4.            Qarkullimi në sens të kundërt dhe kur ndalohet qarkullimi, gjobë 50-100 USD, ishe 10-40 USD.

5.            Qarkullimi në sens të kundërt, pezullohet patenta 3 muaj, ishte 6 muaj

6.            Kush mban dhe shpërndan materialet e autoshkollave, gjobë 50-100 USD.

7.            Drejtimi i mjetit me lejedrejtimi që i ka kaluar afati i vlefshmërisë, gjobë nga 100-500 USD, ishte deri në 400 USD.

8.            Kush qarkullon me makinë të regjistruar jashtë vendit, pasi ka kaluar 1 vit pas kryesores së formaliteteve të doganore, gjobë nga 50-200 USD dhe konfiskim të mjetit, ishte vetëm me gjobë.

9.            Kush tejkalon kufirin minimal dhe maksimal të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë, gjobë nga 10-30 USD.

10.          Kush tejkalon kufirin maksimal të shpejtësisë më shumë se 10 km/orë, por jo me shumë se 30 km/orë, gjobë nga 20-40 USD. Ishte 20-60 USD.

11.          Kush tejkalon kufirin maksimal të shpejtësisë më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga 50-500 USD dhe heqje të pikëve në patentë.

12.          Kushdo  që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga 10-200 USD. Heqja patente 3-6 muaj. Heqje e pikëve në patentë.

13.          Drejtuesit e makinave bujqësore, ciklomotorëve, kamionëve, autobusëve dhe autokarro, nëse tejkalojnë shpejtësinë në limitet e mësipërme, u dyfishohet masa ndëshkuese.

14.          Kush i përsërit shkeljen e tejkalimit të shpejtësisë mbi 20 km/orë brenda dy viteve, i pezullohet patenta nga 8-18 muaj.

15.          Kush nuk jep përparësi nga e djathta dhe ecën pa kujdes në kryqëzime, gjobë nga 10-80 USD, ishte 10-30 USD.

16.          Kush e përsërit këtë shkelje brenda një viti i hiqet patenta 6-16 muaj dhe i zbriten pikët.

17.          Kush bën aksident për shkak të mos respektimit të përparësisë nga e djathta, përveç gjobës 10-80 USD, i zbriten edhe pikët në patentë.

18.          Kush bën parakalim të gabuar, gjobë 10-100 USD. Ishte 10-30 USD.

19.          Kush përsërit parakalimin e gabuar brenda vitit, i dyfishohet gjoba dhe i pezullohet patenta për 1 muaj.

20.          Kush bën aksident me dëme materiale për shkak të parakalimit të gabuar, përveç gjobës, i zbriten pikët.

21.          Kush konstatohet se ka parkuar ë tre herë brenda vitit, përveç gjobës nga 5-30 USD, i zbriten pikë nga patenta.

22.          Kush lëviz me ciklomotorr dhe me motor pa kaskë mbrojtëse, gjobë 10-30 USD, ishte 5-15 USD.

23.          Kush lëviz me ciklomotorr dhe me motor natën pa jelek fosforeshent, gjobë 10-30 USD.

24.          Nëse një pasagjer nuk ka vendosur rripin e sigurimit, drejtuesi i mjetit merr gjobë 10-30 USD.

25.          Kush përdor telefon dhe kufje duke drejtuar makinën, gjobë nga 5-50 USD. Ishte 5-15 USD.

26.          Kush e përsërit këtë shkelje tre herë brenda vitit, i pezullohet patenta për 3 muaj si dhe i zbriten pikë.

27.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit deri në 0,3 gram për litër, gjobë 50-150 USD, pezullim patente 3-6 muaj.

28.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi 0,3 gram për litër, por jo më shumë se 0.5 gram, gjobë 100-200 USD, pezullim patente 3-6 muaj.

29.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit nga 0.5 - 0.8 gram për litër, gjobë 100-200 USD, pezullim patente 1 deri në 2 vjet.

30.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit nga 0.8 – 1.5 gram për litër, gjobë 200-400 USD, pezullim patente 1 deri në 2 vjet.

31.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi 0.5 gram për litër, përveç gjobës dhe pezullimit të patentës, procedohet penalisht dhe arrestohet.

32.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit, përveç gjobës, heqjes së patentës dhe procedimit penal, i hiqen edhe pikët.

33.          Kush drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe bën aksident me dëme materiale, përveç të gjitha masave më lart, i bllokohet edhe makina për 2 muaj.

34.          Të gjitha masat ndëshkuese për drejtuesin e mjetit të dehur rritet nga një e treta deri në dy të tretat kur shkelja është kryer pas orës 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit.

35.          Kush ikën nga vendi i aksidentit, kur ka shkarkuar vetëm dëme materiale, gjobë 100-500 USD dhe heqje pikësh.

36.          Kush qarkullon pasi policia i ka hequr dokumentet e qarkullimit, gjobë 100-400 USD dhe i hiqet leja e drejtimit. Ishte me burgim deri në 30 ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Nisin kualifikueset për Shqipërinë, kundër Andorës nuk falet hapi fals

1- Ka nisur në Andora ndeshjes kualifikuese e Botërorit për Kombëtaren, e cila kërkon me patjetër tre pikët.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriana Qevani: 07/07/2021 18:31

    Pershendes reformen ne drejtesi , i pergezojme institucionet e reja , shpresojme te vazhdojne te punojne edhe me kadastren e Skraparit e cila eshte shume e korruptuar , ka perdorim me dokumenta fallco te Gjylisha Shkurtit se bashku me Hatem Jaupin dhe te birin Egon ose Alban Jaupi , per te na vjedhur pronen e gjyshit tone. Fatos Jaupi eshte mafiozi I gjithe zullumit . Nezajete Kapillari i fshinte ne syte tone emrat me gjilper . Ju faleminderit .

    Përgjigju
  • Dritan: 26/03/2021 20:43

    Rugulloni Roger njer pastaj veni gjob

    Përgjigju
  • Trimi: 26/03/2021 01:12

    Po deputetet i kan vene gjobat per vete, qe e kan rrogenv2.5 miljon leke. Mendoni per popullin, o qelbesira, mos u merrni me rritjenve gjobave. Do ju vrasi zoti

    Përgjigju
  • Sokrat: 25/03/2021 18:50

    “Për herë të parë, kush është ka parkuar mjetin është tre herë brenda vitit do t’i zbriten pikë në patentë“ Ca jan kto qe shkruani, nuk merreni vesh Duhet tju kuptoj populli o gazetar

    Përgjigju
  • Fiat: 25/03/2021 18:27

    Masa vari lesht pfffff....doni dhe ju te beheni si bota!!! O plehra kontrolloni autoshoollat

    Përgjigju
  • Gani: 25/03/2021 18:09

    Ore ku jetojm .. pervec cdo gjej tjeter pse cmimet jan ne USD ... rruga e kombit ne EURO , Do dalin taksat ne dhrami greke dhe pak

    Përgjigju
  • Renato: 25/03/2021 18:09

    Te gjitha i kuptova , por k....kun me usd dhe jo lek se kuptova...

    Përgjigju
  • Lexues: 25/03/2021 18:03

    Cjane keto gjoba ne USD???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin