“Pse Bogdani ishte në Zimbabve me të korruptuarin?” Basha nuk përgjigjet dhe sulmon gazetaren që i bën pyetjen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender  korruptiv miliona dollarësh.

Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel si media me linjë editoriale pro Edi Ramës dhe që censuron deklaratat e PD-së.

Gazetarja: Ju folët dhe thatë në Verona peshku i madh është ish- kryetari i Bashkisë, në Zimbabve është ministri, ndërkohë në media po qarkullon një foto e ish-ministrit të Shëndetësisë se Zimbabvese i akuzuar për afera korruptive 60 milion dollarë, ndërkohë në këtë foto shfaqet edhe ish-deputeti Gerti Bogdani, a e keni pyetur?

“Linja editoriale e Top Channel është e qartë, ajo që më bën përshtypje mua është se nuk jep konferenca për shtyp, por merret me sulme personale ndaj meje.

Pse e bën Top Channel këtë, duhet të mbrojë interesin e qytetarëve shqiptarë që paguajnë taksa, që ka një linjë editoriale ndaj Edi Ramës e kanë marrë vesh nga Alaska deri në Australi, por censura nuk i bën nder”, tha Basha.

Ilir Dedja dhe Gert Bogdani

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Opinionisti: 20/10/2020 09:55

    Pse nuk hetoni erion bogdani ne zimbabe

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/10/2020 16:40

    Problemi eshte se sa here te thirur "drejtesia" ty morr toc ti ke derguar raport mjekesor se ke qene me zakone.... Legen

    Përgjigju
  • Ilmiu: 19/10/2020 15:42

    Jep pergjigje qen kush e dergoi bogdanin atje.....

    Përgjigju
    • Basha: 19/10/2020 16:43

      Kerceno pa do kalosh nga lagjia ime

  • Zijaqini shkrete: 19/10/2020 15:15

    Bogdani po tenton te rekrutoje xhematin musliman, dhe va kuksiane legena

    Përgjigju
  • Mondi: 19/10/2020 14:58

    O luli ti te uleta I ke piket per te mos thene qe ske fare po pse I ul akoma Matematik 0 Oratori 0 Po ti jo kryeminister po as kammarier ste merr ne pune njeri hapja krahun dikujt tjeter se I more me qaf demokratet

    Përgjigju
  • O Bashe: 19/10/2020 14:15

    O legen pergjigju gazetares mos bej te fortin e lagjes se per ate pune ti ha mune?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kreshnik Spahiu: Venecia i dha të drejtë Ramës, s’përshëndeti bojkotin e opozitës